voal.ch – Makarona, oriz dhe vaj, disa produkte të konservuara dhe produkte të freskëta: domosdoshmëri themelore për ta kaluar ditën dhe javën. Këto ushqime që u shpërndanë në Gjenevë dje, të shtunën, për ata që, për shkak të koronavirusit e gjejnë veten në vështirësi serioze ekonomike.
Nga orët e para të mëngjesit, qindra njerëz u rreshtuan për të marrë thesin e çmuar që për nga vlera e ushqimeve kushton 20 franga, rrjeshti i këtyre njerëzve e tejkalonte një kilometër. Ata janë njerëz që kanë humbur punën e tyre, por shumë prej tyre janë “sans-papier” apo janë punonjës me kontrata të pasiguruara.
Shpërndarjen e organizoi “Caravane de la solidarité” duke regjistruar gjithnjë e më shumë njerëz në nevojë nga javë në javë përmes rrjetit social Facebook . Të shtunën ishin më tepër se 2,000 njerëz. Në Patinoire de Vernets, përveç shërbimeve sociale të qytetit, ishin përfshirë gjithashtu vullnetarë nga Médecins sans frontière (MSF) për të kryer një studim mbi shëndetin e këtyre njerëzve. “Ne jemi mësuar të punojmë në këtë mënyrë në skenarë lufte,”tha koordinatorja e MSF, Roberta Petrucci, për mikrofonat e RTS, “kurrë nuk e imagjinonim ta bënim këtë gjë pikërisht këtu në Gjenevë. Ishte përfshirë gjithashtu edhe kryetarja e bashkisë të Gjenevës Sandrine Salerno, e cila tha për mikrofonin e RSI se kanë krijuar të gjitha kushtet që të ndihmohen ata që kanë nevojë“/RSI.ch/EB


Komentet