Viti 1941 hyri i shoqëruar me borë të dendur dhe me të ftohtë të egër, që erdhën vrullshëm si dy aleatë tinzarë të pushtuesve italianë dhe te luftës Italo-Greke, që e kishin tronditur jetën e popullit tonë.
Gjate muajve të dimrit të vitit 1941 ra shume bore, qe i mbuloi malet e larta, pllajat e kodrinat, livadhet e arat, zbriti poshte deri ne shtratin e lumit, duke u kacavar ne shpatet e maleve dhe ne humnerat dhe me bardhesine vezulluese, rendoi bute mbi token e ashper, mbi çatitë e kullave te gurta, te mbuluara me derrasa te hirta. Dy shpatet e maleve ne te dy anet e lugines te lumit,
Natyra ishte mbyllur ne metarmorfoze dimerore. Akulli mbulonte brigjet e lumit, siperfaqet e perrenjve dhe rrjedhat e krojeve. Hejt e gjate te akullit vareshin nga shkembinjte, nga buzet e çative.
Në ditet me vranesira te dendura, shtellungat e reve e mbulonin qiellin dhe tinezisht zvarriteshin poshte mbi majat e dy Snojve, Kaptines, Theknes, Ballejes, Malit te Lopes, Dhoksit, Verviakut, Gorocanit, Lugut te Drenit, Shullonit, Bardhetes, Perportit, Perqarkes, uleshin mbi malet e Mansit, te Molles dhe te Manes.
Ne ato dite dimri, nje mjergull e dendur zbret deri poshte, duke u zvarritur ne shtratin e lumit Mat dhe te Xixulles, sikur don t’i fshehë bukurite natyrore nen vellon e hirte dhe misterioze.
Ne ditet kur qielli hapej dhe dielli ndrinte ajrin e ftohtë, i tere vendi vezullonte nga bardhesia difuze e kristaleve te bores, ndersa ne netet pa re, bardhesia e bores i reflektonte rrezet e henes se argjendë, duke krijuar nje ndriçim difuz te zbehte, qe e gris terrin e nates.
Ne ato mjedise mitike malore te Martaneshit, bora vjen si nje poezi e bardhe, e paster, qe e pllakos natyren me peshtjellak te akullt, ndersa poshte saj gjithçka vazhdon te gjallojë e mbuluar ne bardhesine e ftohte te bores.
Ne ditet e acarta, bora behet kryeneçe, ngrin e bardhe dhe keshtu reziston me muaj, sidomos ne majat e maleve, ne grykat e thella dhe ne shpellat grykegjera.
Pllaka e ngrire e bores, thyhet me delikatese nen hapat e njerezve, duke leshuar tinguj te kristalte, si nje melodi ritmike, qe e prish qetesine mbreteruese ne ditet dhe netet dimerore.
Bora eshte e bute dhe respektuese me bashkeudhetaret e saj, sidomos kur ecin dhe rendin mbi shtresen e bardhe te ngrire, ajo i ruan gjurmet e kembeve te njerezve, te shpezeve dhe kafsheve.
Kur bora zbret dendur mbi toke, e shoqeruar me eren kapriçioze, tufat e flokeve te kristalta, levizin ne shtjella te vogla si ne nje valle delikate, ose dendesohen si nje vello, qe e fsheh natyren per rreth, sikur don te luajë kukafshehtasi me malesoret dhe natyren e bukur.
Pemet gjetherena, shnderrohen ne skelete te drunjte, te veshur me copa kemishe bore te ngrire, ndersa deget e nderthurura mes tyre krijojne nje rrjete siluetash te turbullta, qe thyejne monotonine e bardhe te bores.
Gjate dimrit, toka fle nen peshen e bardhe, duke enderruar te rizgjohet e gjelber ne pranvere.
Kur bora i braktis ngadale bjeshket, natyra e bukur rizgjohet ne pranveren e lulezuar dhe te zhurmeshme, dielli rrezaton ngrohtesi perkedhelese, qe ngadalë e shkrin boren, duke e shnderruar ne vershime ujore, qe rrjedhin si nje simfoni notash transparente duke i mbushur perrenjte dhe lumin e zhurmshem, qe rrokulliset tatpjete ne shtratin e ngushte, mes shkembenjve te bardhe.
Jetesa, ne keto kushte dimri te eger dhe izolues, i ka aftesuar martaneshasit te pershtaten e ta perballojne klimen e ftohte dhe te bashkejetojne me dimerin.
Ndonese per kohe te gjate, malesoret jane te izoluar, bora e dendur dhe i ftohti i bardhe i dimrit nuk i ngujon brenda ne kullat, perkundrazi ata e sfidojne motin e eger duke dale per vizita, per te kryer ndonje pune te vogel, shkojne per gjueti, ndersa rinia, impenjohen duke ngrehur bitina neper arat, per te zënë mellenjat, ose gjuanin me bahje dhe me hark druri.
Dimri ne kete treve te izoluar ne thellesi te maleve, ka bukurine e vet, e shprehur me bardhesinë vezulluese te mjedisit, me ngrohtesine prane oxhakut ne kullat e gurta, me bisedat dhe humorin familjar, por dhe ne shoqeri me te afermit dhe komshijte, ndersa rinia dhe femijet argetohen me lodrat me bore, qe e gjalleronin jeten fshatare.
Dimri i eger i Martaneshit, i bashkonte njerezit dhe pse koha ndalej ne bardhesine e ftohtë, madje i mësonte malesoret te hyjne ne jeten e njeri tjetrit, te bashkbisedojne, te bashkepunojne e te shoqerizohen mes tyre.
Ne muajt janar shkurt te vitit 1941, martaneshasit perjetuan me preokupim situaten e djemve ushtare, qe ishin arratisur nga fronti dhe vazhdonin te fshiheshin ne male dhe ne shtepitee miqve. Ata ishin te shqetesuar dhe per grupin e ushtareve qe ndodheshin te internuar ne Shijak, per ata qe kishin mbetur robër te grekët, por dhe te rekrutëve qe nuk ishin paraqitur ne sherbimin ushtarak dhe qe kerkoheshin me insistim nga milicia fashiste.
Shumica e djemeve ishin fshehur ne stanet e Bardhetes, nje pjese ne shpellen e Benes ne Malin e Snoit, ndersa te tjeret fshiheshin ne shtepite e te afermeve, por asnje martaneshas nuk e tregoi vendin ku ndodheshin, dhe pse nuk reshtnin kerkimet dhe provokimet nga ana e miliceve dhe karabiniereve.
Djemte, qe jetonin te “fshehur” ne shtepite e tyre, benin kujdes te mos dilnin jashtë rrethit te lagjes, por dhe komshijtë ishin vigjilentë e sapo shihnin se vinin milicet e karabinieret i njoftonin menjehere e keshtu largoheshin e fshiheshin ne shtepite e komshijeve.
Mjedisi i thyer malor dhe rrethanat historike u kane diktuar martaneshasve, qe shtepite t’i ndertojne ne grupe, apo ne lagje te vogla dhe ne largesi te konsiderueshme njera nga tjetra. Kjo lloj “urbanistike” malesie, ishte zgjidhje praktike, per te kontrolluar terrenin dhe per te marre masa paraprake mbrojtjeje ndaj sulmeve te armiqeve.
Kur milicet dhe karabinieret dilnin nga Krasta dhe zbrisnin Faqen e Rybzes, shiheshin nga banoret, sidomos nga ato te fashatit Peshk perballe dhe atehere nisnin thirrjet me ze te larte grave, qe njoftonin keto familje per levizjen e “shpezëve te egra”, keshtu djemte largoheshin e fshiheshin ne lagje te tjera.
Im ate Qazim Alia me tregonte nje ngjarje, qe i kish ndodhur me milicet: “Nje nder organizatoret e braktisjes te frontit te luftes kunder grekeve ishte Nasebi Rama, i cili “fshihej” ne teqe, ku kryente dhe pune te ndryshme. Une dhe Nasebiu punonim bashke. Nje dite zbritem te takojme Selman Alhasen, te cilit i kishim kerkuar te na bente dy kupa me dru bushi. Pasi morem kupat, dolem nga shtepia e Selmanit, por papritur u ndodhem perballe dy miliceve. Njeri prej tyre, pa na pershendetur e me ton te ashper na pyeti:
– Kush jeni ju te dy dhe ku po shkoni?
– Une jam Qazimi, ky eshte Halili. Jemi punetore te teqes, erdhem te marrim keto kupa dhe po kthehemi lart.
Milici, pasi na hodhi nje veshtrim te eger e dyshues tha:
– Po ky tjetri s’ka goje te pergjigjet?
– Zoti milic, ti pyete Qazimin dhe ai t’u pergjigj, – i tha Nasebiu,- po te me kishe pyetur mua, do te isha pergjigjur njelloj, une jam Halili dhe ky shoku im eshte Qazimi.
Milici tjeter, i cili kishte ardhur disa here ne teqe, per te shoqeruar kryetarin e komunes dhe komandantin e tij, i tha kolegut:
– I njoh une te dy, ky na ka sherbyer ne dreke, kur ishim me kryetarin dhe komandantin tone, ndersa ky tjetri çante drute ne oborr.
Pas kesaj bisede, milicet na lane te lire dhe ne vazhduam rrugen lart ne teqe, ndersa ata u drejtuan nga shtepite e Cukajve, por nga ajo dite, Nasebiu nuk zbriti poshte ne fshat.
Ne fshat leviznim pa leternjoftim, – vazhdoi im at Qazimi, – madje ne kohen e Zogut, xhandaret pothuajse i njihnin te gjithe fashataret, ndersa milicet e fashizmit ende nuk kishin krijuar ate njohje masive. Muajt e fundit ata kerkonin ushtaret e arratisur nga fronti e pekerisht ate dite rastisi te kontrollonin shtepite e lagjes Alhasaj dhe Cuka.
Per atyre qe fshiheshin ne male, familjet u dergonin periodikisht ushqime e veshmbathje dhe njekohesisht i informonin per situaten.
Ne janar te vitit 1941, qeveria e Verlacit, urdheroi Ministrine e Brendeshme te zgjeronte kontrollet dhe hetimet per personat e dyshimte, me aktivitet kunder regjimit fashist, si dhe te arrestonin e te denonin ushtaret qe ishin arratisur nga fronti dhe rekrutet qe nuk ishin paraqitur te kryenin sherbimin ushtarak, madje ishte urdheruar dhe internimin e familjeve te tyre. (1, 2)
1. Dosja I-187: Korrespondencë e zhvilluar ndërmjet Kryesisë së Këshillit të Ministrave me Ministrinë e
Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Drejtorinë e Policisë, Mëkëmbësinë e Përgjithshme
Mbretërore etj., mbi hetime rreth personave të dyshimtë. 25. 01. 1941 – 27. 02. 1942
2. Dosja: I-193 Vendime, korrespondencë e Kryesisë së Këshillit të Ministrave me Ministrinë e Punëve të
Brendshme mbi arratisjen e rekrutëve, marrje masash ndaj tyre si internimin e familjes. 03. 03. 1941.
Ne zbatim te ketyre urdherave, milicet dhe karabinieret, here pas here kontrollonin shtepite e familjeve te djemve qe kishin dezertuar nga fronti, por gjithmone gjenin vetem gra dhe femije e asnje burre, keshtu ato urdhera nuk u zbatuan asnjehere.
Megjithë borën e dendur dhe te ftohtin e madh ne ata muaj dimri, burra dhe gra shkonin pёr vizita nё familjet e kёtyre djemve, pёr t’iu ndodhur pranё prindërve të tyre, pёr tё bashkёndarё vuajtjen, dёshprimin dhe dhimbjen, por dhe për t’iu dhënë kurajo familjarёve.
Stuhite e bores se janarit dhe shkurtit 1941, krijuan shtrese bore deri 2 m trashesi, te shoqeruar me te ftohte te eger, qe ua nderlikoi jeten e malesoreve, te cilet u detyruan t’i kalojne ata muaj te izoluar.
Gjate dimrit, sidomos ne javet kur treva mbulohej dhe bllokohej nga bora, jeta e martaneshasve ngjante me nje letargji sociale, ku secila familje jetonte brenda rrethit te saj, brenda oborrit te shtepise se vet dhe me familjet e komshijve.
Kjo periudhe izolimi dhe pa impenjime te shumta, shfrytezohej nga malesoret per vizita miqesore, por dhe per shkuesi fejesash, ose organizoheshin dasma.
Ndonje malesor shkonte deri ne dyqanin e teqes dhe ne kafenen e Tomes, per te blere ndonje harxh, qe i mungonte shtepise.
Ne muajt e dimerit, jeta ne malet e Martaneshit rridhte ngadale, e mbeshtjelle ne bardhesine e bores dhe ne atmosferen e ftohtë, por vlonte brenda kullave te gurta, ku nuk mungonte humori i holle dhe i bukur malesor.
Ne ato dite dimri, karabinierët italiane dhe milicët bllokoheshin ne Posten e Krastes e nuk dilnin per kontrolle. Izolimi i forcave te rendit ne ditet kur rruget ishin mbuluar me bore te dendur, i favorizonte malesoret te shkonin per gjueti dhe pse ishte e ndaluar me ligj. Disa malesore perfituan nga kjo situate dhe shkuan te gjuanin dhi te egra, kaproj, lepuj, shapka dhe thelleza, qe ishin me shumice ne zabelat e pyjet qe rrethonin fshatrat.
Nga Peshku ne Lene, nga Staveçi ne Gjon, nga Malcuja deri ne Val, here pas here degjoheshin te shtena armesh, por karabinieret dhe milicet ishin te pafuqishem te vepronin, megjithe urdherat e komandantit dhe presionet e vazhdueshme, qe iu bente kryetari i komunes.
Karabinieret dhe milicet ishin bere nervoze. Rrinin para nderteses se postes, vrojtonin me dylbi fshatrat Peshk dhe Lene, qe shtriheshin ne bardhesi perballe tyre, shihnin levizje njerezish, por nuk mund t’i identifikonin, prandaj nuk arrinin te vinin nen kontroll situaten.
Në nje prej diteve te shkurtit te atij dimri, para postes te karabiniereve ne Ndërbalë, po kalonte nje grup fshataresh, qe shkonin per vizite te Rexhep Dervishi, qe ishte i semurë.
Rruga per te shtepia e Rexhepit, kalonte para postes te karabiniereve dhe miliceve, andaj kur malesoret u afruan, karabinieri qe ishte ne sherbim roje, kur pa ate varg te gjate burrash qe po afroheshin, iu drejtoi pushken dhe therriti me ze te larte:
– Chi va là! Fermi! Su le mani (Kush kalon atje? Ndal, duart lart).
Burrat ndaluan. Zenel Kurti qe ishte ne krye, u kthye nga Met Kurti, qe ecte pas tij dhe e pyeti.
– O Met, pse po bertet ky italioni? Thuaji se une nuk jam Sulejmani. Sula eshte ne grupin, qe po vjen pas nesh.
Meta, duke qeshur ia perktheu urdherin e karabinierit, por as Zeneli dhe asnje prej malesoreve nuk i ngriten duart lart.
Milicet dhe karabinieret, sapo degjuan thirrjen e kolegut, dolen ne oborrin e postes dhe ,kur pane kete skene, filluan te qeshin dhe i spjeguan malesoreve se roja i ndaloi, sepse nuk lejohej te kalohej para postes, pasi ishte territor ushtarak.
Nderkohe Met Kurti i spiegoi karabinierit se kjo ishte rruge nga duhej te kalonin banoret, per te shkuar ne shtepite qe ndodheshin ne anen tjeter te bregores dhe e qetesoi duke i thene se asnje prej tyre nuk ishte i armatosur.
Ne fakt, marredheniet e malesoreve me karabinieret dhe me milicet nuk ishin te ngurta. Prej disa muajsh, mes tyre ishte krijuar njefarë konfidence dhe raporte “miqesie”, qe kishin avancuar dhe ne “tregti reciproke”.
Gjate periudhës se dimrit, si italianet dhe milicet shqiptarë, blinin nga malesoret çorape dhe triko leshi, per te perballuar te ftohtin e eger, por kerkonin dhe qumesht, gjalpë, vezë, gjize, mjaltë, fruta, sidomos ftoj etj, qe pelqeheshin shume nga italianet.
Kjo tregti zhvillohej me korrektese nga te dy palet, italianet i paguanin rregullisht, por malesoret, shpesh here nuk kerkonin parà, por preferonin t’i shkembenin me konserva mishi dhe me ushqime, qe perdornin italianet.
Malesoret kerkonin konservat e mishit, sepse kutitë e zbrazura i perdornin per te pire ujin, qumeshtin dhe dhallën, madje keto lloj bardhakesh llamarine (gota), jane perdorur deri ne vitet ‘60. Italianet e pelqenin mishin e lepurit, por vete nuk mund te shkonin te gjuanin, sepse ishte e ndaluar, andaj duke perfituar nga miqesite e krijuara, me njefare konfidence, u kerkonin malesoreve, ne se mund t’iu shisnin mish lepuri.
Martaneshasit jane bektashi dhe nuk e hanë mishin e lepurit, andaj, ne ato vite, shume pak prej tyre gjuante lepujt e eger, qe ishin shtuar aq shume, sidomos ne Lugjet e Ballenjes se Vogel, sa zbrisnin ne tufa ne arat e misrit dhe ne kopshtet e mbjella me lakra.
Pas nje bisede konfidenciale me karabinieret, Beqir Zhaboli dhe Sadik Leti, iu premtuan se do t’i furnizonin me mish lepuri te eger. Kur vrisnin ndonje lepur, ata ngjiteshin te Posta dhe ua jepnin fshehurazi karabiniereve, te cilet i paguanin me franga shqiptare, ose me lireta italiane, por me shpesh u kerkonin t’i shkembenin me konserva mishi, kuti sheqeri, galeta, makarona etj. Ne nje nga ato dite “kontrabande lepujsh”, Beqir Zhaboli, pasi i dorezoi dy lepuj “mikut” te tij karabinier, i kerkoi t’i shkembenin me xhaketen ushtarake.
Italiani fillimisht hezitoi, por pasi u mendua pak, hyri brenda ne poste dhe i solli nje xhakete, por pa shenjat ne jakë dhe pa gradat.
Keshtu vazhduan keto marrdhenie klandestine te shkembimit te ushqimeve dhe mallrave ndërmjet banoreve dhe karabiniereve.
Keto ngjarje kishin arritë ne veshin e kryetarit te komunes, por ai ndihej i pafuqishem ta ndalonte kete lloj tregtie, qe, sipas tij, binte ndesh me ligjet e regjimit te ri, andaj ne biseda me malesoret, i keshillonte te mos benin veprime kontrabande.
Natyrisht, askush nuk i zbatonte urdherat e tij, perkundrazi malesoret vazhdonin te shisnin e te shkembenin mallra me italianet, jo vetem kaq, por i bene kryekomunarit dhe nje shaka te mençur.
Nje dite ne mengjes, kur Kryetari i Komunes shkoi te hapte zyren, ne dorezen e deres gjeti te varur nje lepur te eger, i shoqeruar me nje leter te shkruar ne italisht, te ngjitur ne dere: “Buon appetito sindaco” (Te befte mire kryetar i komunes).
Natyrisht, kjo nuk ishte veper e ushtareve italiane, por nje shaka e bukur, nje sfide e rafinuar e Ali Gjokes dhe e Veli Hidrit, te cilet ne kete menyre, i dhane mesazhin, se kontrabandistet ishin forcat e rendit, andaj te mos kritikonte popullin per veprime te paligjshme, por, nese ishte kryekomunar trim, te vinte para pergjegjesise ata, karabinieret italiane dhe milicet shqiptare.
Komentet