Në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, të botuar në print dhe online në janar 2026 dhe të trumbetuar me të madhe si arritja më spektakolare e gjuhësisë shqiptare në 35 vitet e fundit, mungon fjala “Nanë”.
Mbi 80 shkencëtarët e mëdhenj të gjuhësisë shqiptare, që thonë se punuan shumë vjet për të “pjellë” këtë kryevepër të paparë, mund të justifikohen duke thënë se kjo është një trajtë apo variant dialektor i fjalës nënë.
Po e pranojmë këtë justifikim.
(Por as në të gjitha variantet, shpjegimet apo trajtat e fjalës nënë në këtë fjalor, fjala nanë nuk përmendet as si variant dialektor, megjithëse këtë fjalë, në këtë trajtë, e përdorin më shumë se dy të tretat e popullsisë shqiptare.)
Për më tepër, aty madje përmenden variantet dialektore të Jugut si nëneja, etj.
A është kjo një harresë e paqëllimtë, një strategji e strukturuar për të injoruar dialektin geg apo një urrejtje krahinore e trashëguar nga regjimi komunist?
Unë personalisht nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Lexuesi le ta gjykojë vetë.
Por, nëse i hedhim një sy të shpejtë këtij fjalori, aty mund të gjejmë mungesa të frikshme fjalësh të dialektit geg, që flitet nga më shumë se 65 për qind e popullsisë shqiptare që jeton në Shqipërinë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Po rendis këtu vetëm disa fjalë të këtij dialekti që mungojnë në këtë fjalor, të cilat janë produkt i një kërkimi më pak se një orë në këtë fjalor:
- Nanë
- Kodoc
- Bacë – gabim në kuptim
- Rrunzë
- Derk
- Hanurë
- Fjalëtar ose fjaltuer/fjalturë
- Lnurë
- Vorre
- Dekë/deka
- Koçak
- Postahe
- Zit
- Plle/plleja
- Ranë/rana
- Knus ose knues
- Kref
- Shkim ose shqim
- Sillë – është shpjeguar gabim
- Okolle – është shpjeguar gabim
- Kotrovë
- Tajar
- Buljerë ose boljerë/bolierë
- Rrum
- Rrupshtajë ose rrumshtajë
Dhe, për fat të keq, ka shumë e shumë të tjera.
Shiko fjalorin këtu: https://fjalori.online/?search=Nan%C3%AB&mode=exact