( Pershpirtje vaji per fshatrat, qytetet e krahinat e braktisura, shume prej tyre te boshatisura e pa asnje oxhak e shtepi )
Dardani nje toke qiellore
po ngelet shkrete pa jete pa troje
Deri dje me pushke e pene bijte e tu e mbajten Kombin
sot shqiponjat po ngjajne me korbin
po e lane trollin e po lane zotin
As ka lufte as ka beteja
dardanet e tu po i merr era
Ikin, ikin pa pra si preja
pa pas termet, pa vra rrufeja
Ku në shekuj zanat nuk vdiqen
na dhane gji e shtat na rriten
Ne ato oda ku princat dolen
nuk celen dere e ska as voter
shpia bosh pa vella pa moter
As s’ka dasma as gezime
As fejesa e perbatime
Ke vec troje bosh e t’harrueme
Plot me therra e gardhe te rrezueme
Nuk ka prag as bujrum burri
Pikon loti e qan dhe guri
Moj Vendlindje po te lame pa lindje
si toke e nemur pa percjellje e pa pritje
t’lam shkrete e t’shtojme vec vorre
thate pa jete dardani arbnore