Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu mbështetjen e tij për qëndrimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se vendet anëtare të aleancës duhet të jenë të përgatitura, nëse është e nevojshme, të rrëzojnë dronët dhe avionët luftarakë rusë që hyjnë në hapësirën e tyre ajrore.
“Nëse është e nevojshme. Pajtohem plotësisht me Presidentin Trump: nëse është e nevojshme”, tha Rutte në një intervistë me Fox Neës.
Megjithatë, edhe sot nuk pati përballje të drejtpërdrejtë. “Dy avionë luftarakë hungarezë Gripen nga ekipi i Policisë Ajrore Baltike të NATO-s u ngritën sot nga Baza Ajrore Siauliai në Lituani në përgjigje të një Su-30, Su-35 dhe tre MiG-31 rus që fluturuan pranë hapësirës ajrore daneze, duke demonstruar angazhimin e Aleancës për të mbrojtur dhe ruajtur vendet baltike dhe krahun e saj lindor”, tha Komanda Ajrore Aleate. bw