VOAL- E vendosur në renë Rho Ophiuchi 390 vite dritë nga Toka është rajoni më i afërt i formimit të yjeve me ne. Është imazhi spektakolar me të cilin NASA feston vitin e parë të aktivitetit të teleskopit James Web Space – në bashkëpunim me ESA dhe CSA – i cili vëzhgon kozmosin për të na treguar historinë e tij.
Kompleksi Rho Ophiuchi është një sistem i madh i reve molekulare dhe të errëta të vendosura në konstelacionin Ophiuchus. Ky rajon është shtëpia e një numri të madh yjesh të rinj në zhvillim. Në fakt, retë molekulare janë rajone të ftohta dhe të dendura gazi dhe pluhuri kozmik, të cilat mund të shemben nën ndikimin e gravitetit, duke shkaktuar formimin e yjeve të rinj.
“Imazhi tregon lindjen e një ylli si kurrë më parë, plot me teksturë të detajuar dhe impresioniste”, këto janë fjalët me të cilat NASA e përshkroi shkrepjen mahnitëse. rsi-eb