Kur Fatos Nano u “zgjodh Kryeminister, mbas trazinave të përgjakshme të vitit 1997, VATRA me iniciativën e kryetarit të mirënjohun Ing. Agim Karagjozi, u mblodh Bordi për shqyrtimin e ardhjës në pozitë, nji komunist i thekun dhe në mënyrë joligjore, sepse ky tranzicion ishte jo me formen Demokratike, por me dhunë e gjakderdhje.
Prandaj gjithë anëtarët e Bordit të Vatrës votuem unanimisht kundër kësaj qeverie të majtë.
VATRA nëpërmes të organit të saj DIELLI botoi këtë lajmërim në ballinën e gazetës:
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA NUK E NJEH QEVERINË NANO.
Ky gjest i randë për Demokracinë u shfaq si veprim i Nanos ishte tjetër krim, por ndryshe nga krimet alla Edi Rama, që me vite vjedh votat e Shqiptarëve.
Vatra sot, që simbas akteve dhe veprimeve të saj ka vertetue se preferon heshtjen.
Arsyet janë se Qeveria ka kapë edhe këtë institucion historik të Kombit Shqiptar.
Sergio Bitici
New York, NY