Secili njeri që frymon në sipërfaqën e tokës, burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjenë tek paradhësit e tij, tek mësuesit dhe profesorët, dikush tjetër tek figurat historike dhe mitologjike, e kush tjetër frymëzimin e gjenë tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij.
Burimi i qëndresës
Unë i përkas grupit të njerëzve të cilët burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjejnë tek parardhësit e tij, tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij!
Burimi i parë i frymëzimit për dashuri ndaj atdheut më ka lindur nga prindërit e mi, Halili dhe Hysnija (të dytë mësues në kohën e tyre). Qëndresën dhe guximin i kam frymëzim nga babai im i ndjerë, i cili, edhe përkundër dhunës dhe torturave të policisë serbe që nga koha e Rankoviqit e deri tek i fundit Millosheviqi, për asnjë moment nuk është ligështuar dhe as dorëzuar në jetën e tij!
I frymëzuar nga ajo qëndresë e babait tim, as unë nuk jam ligshtuar në torturën fizike të policëve serb në 7 Marsin e vitit 1993 në postbllokun e policisë serbe në Vitomiricë të Pejës, ku e pash vdekjen me sy.
Disa herë gjatë jetës sime jam përballur me sfida të ndryshme, por asnjëherë nuk jam dorëzuar, duke qëndruar gjithmonë vertikalisht dhe i pathyeshëm në sfidat e kohës!
Idoli i veprimtarisë time politike
Secili njeri gjatë formësimit, e krijon edhe idolin e tij, mbi të cilin e bazon veprimtarinë e tij atdhetare dhe politike. Edhe pse, pa e takuar asnjëherë në jetën time, idhulli apo frymëzimi shpirtëorë për t’u marrur me veprimtari atdhetare dhe politike ishte njeriu i epokës sonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.
Tek ai njeri e kam parë forcën shpirtërore për t’u përballur me sfidat e kohës, e kam parë durimin dhe konsistencën në mbrojtjen e qëndrimeve politike, e kam parë guximin dhe largëpamësinë politike, e kam parë dashurinë hyjnore ndaj popullit tonë.
Tek këto vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare e krijova idolin tim tek Ibrahim Rugova.
Ndjehem krenarë që kam jetuar dhe kam vepruar në epokën e tij, në epokën e viteve të krenarisë kombëtare.
Rugova ishte, është dhe do të mbetet figura më madhore e kombit shqiptar me vepra e jo më fjalë. Ai me politikën e tij aktive paqesore me mençuri e udhëhoqi dhe mbrojti një popullatë të tërë nga shfarosja fizike duke krijuar lidhje të forta miqësie me shtetet më të fuqishme në botë, duke i bërë për vete SHBA-të, aleancën më të fuqishme uashtarake në botë-NATO dhe shtetet më të zhvilluara dhe demokratike të BE-së.
Lufta çlirimtare kulminacion i rezistencës paqësore
Pa rezistencën e gjatë aktive paqësore vështirë se do t’ishin pjekur kushtet për një luftë çlirimtare. Përgjatë rezistencës paqesore u bën edhe parapërgatitjet për luftën çlirimtare, u bë unifikimi kombëtar përmes aktit sublim të pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave brenda popullatës sonë.
Përgjatë rezistencës së gjatë aktive paqësore u krijuan edhe disa parakusht të papara dhe paarritura gjatë historisë, e ato janë humaniteti dhe solidariteti i lartë njerëzor brenda trungut tonë kombëtar.
Si pasojë e katandisjes nga vlerat sublime të sipërcekura, sot populli ynë është transformuar në një popull pa ndjenja njerëzore, pa dashuri vëllazërore dhe pa ndjenja kombëtare.
Vendin e tyre e kanë zënë dukuritë e shumta negative, filluar nga egoja e pafundme për përvetësime të paligjshme dhe pasurim të shpejt pa djersën e ballit.
Ndarjet partiake i kanë rrënuar në embrion familjet tona, e kanë çuar popullin tonë deri tek urrejtja ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, ku askush nuk e do më askënd pa interes.
Përderisa në të kaluarën gjithçka e kemi ndarë me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’i nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit! Deri në këtë nivel ka arritur të katandiset shoqëria jonë shqiptare përgjatë viteve të fundit.
Si pasojë e kësaj katandisje, kemi rritje të dhunës në familje, rritje të konflikteve ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, rritje të grabitjeve dhe plaçitjeve të formave më ç’njerëzore të cilat kanë kulmuar me rritjen e vrasjeve brenda popullatës sonë.
Shkaktarë kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në këto 25 vjetët e lirisë dhe 16 vjetët e pavarësisë së shtetit tonë. Por, janë edhe faktorët e tjerë socio-ekonomik, përfshirë instalimin e kulturave të huaja.
Ne ndodhte ky provokacion, atehere, Rama dhe liliputet rreth tij, qe luajne rrolin e te qeverisurit, do te jene direkt pergjegjesit kryesor teketij akti te turpshem, ne mos agjente te Grekerve, te cilet tradhetine e paguajne mire.
Teksa po lexoja kete shkrim qe lidhet me kercnimin nacionaliteve Grek,se gjoja ne daten 22-26 Shtator do te hyjne ne Shqiperi 100 specialesa grek dhe do te marrin hak per Kaciasin qe vra na Renea. Me kujtohen provokacionet e 2 gushtit te vitit 1949 kur Greku sulmoje Shqiperin me ushtri te rregullt te gjithe armesh. Por kure pane ushtrin shqipetare e cila kunder sulmoj me mbi 10000 ushtare me topa tanke ja mbathi me te katerta duke lene mbi 300 ushtar te vrar dhe qindra te tjer rober ,natyrisht dhe nje arsenal te madhe armatime e mjte te tjera luftarake. Qe atehere e dei 1990 Greqia ska guxua te loze me me bishte se e kishte te siguret pergjigjen.
Po sot kush do ti pergjigjet nje agresioni te till te mundeshem ?
Me siguri Sali Berisha me ishe ekipin e tije qe e asgjesoje perfundimisht mbrojtjen e siguret te vndit. Ushtrin dhe mjetet lufte arake.