Në një aktivitet të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në prag të përgatitjeve për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, presidenti Donald Trump bëri një deklaratë të pazakontë lidhur me një mysafir të mundshëm: Vladimir Putinin.
Gjatë prononcimit për mediat, Trump tha se kishte marrë së fundmi një fotografi nga dikush që “dëshiron shumë të jetë pjesë e Kupës së Botës”.
Më pas, ai nxori nga sirtari një foto të tij dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar:
“Ai mund të vijë, varësisht nga ajo që ndodh. Mund të mos ndodhë… Do të ndodhin shumë gjëra gjatë dy javëve të ardhshme.”
Trump e përshkroi imazhin si “një fotografi të bukur” dhe shtoi se Putin ka qenë “shumë respektues ndaj meje dhe vendit tonë, por jo aq respektues ndaj të tjerëve”.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me sulmet ajrore ruse që dyshohet se kanë goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë, Trump u shpreh:
Nuk jam i lumtur për këtë. Nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me atë luftë.”
Ai la të nënkuptohet se mund të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti, duke përfunduar:
“Mendoj se gjatë dy javëve të ardhshme do të zbulojmë në ç’drejtim do të shkojë puna, dhe më mirë të jem shumë i lumtur.” gsh