Nuk është vetëm Uji i Ftohte ne Tepelenë, një atraksion dhe pike e njohur nga gjithkush qe i bie rruga kesaj ane. të jugut, përpos kalasë së Ali Pashë Tepelenës për të cilën bashkia thotë se realisht është ‘një kalë beteje në promocionin turistik, shumë monumenteve të kulturës dhe dhe atyre gjeonatyrore unikale dhe me gjerë .
Ka edhe te tjera visare qe vizitore te tjerë, me ambicie, turistë të interesit tematik që “gjurmojne” mrekullite historike, ekoturistike e arkeologjike te jugut…Dhe mund t’i prekësh lehtë për të marrë ndjesi të pashlyera.
-Tashme, ne guidat e Tepelenës, përveç projekteve në kalanë e qytetit, jane shtuar edhe të tjera atraksione, te rrëfen Aleksander Toti, djaloshi i bashkise. me origjine nga Lekli i Thanas Vajës, qe merret me promovimin e vlerave turistike ne kete vis te jugut, ngjitur me sarajet e dikurshme te Aliut , ketu, ku priti Bajronin para se ky i fundit te rrugetonte per Janine dhe pothuaj ngjitur me Vjosën blu, lumin e fundit te egër në Europë ( më në fund me status Park Kombëtar) që i kalon përfund qytetit si një totem i lashtë dhe i ri, duke tërhequr qindra e qidra turistë e studjues.
Aleksandër Toti, të dëfton se nga Kalaja e Tepelenes turisti mund te shkoje një çap me tej, buze lumit të kristalte të Bënçës, poshte Veliqotit, per te parë një tjeter kruriozitet: Mullirin e kohes se Ali Pashait qe ende vazhdon te bluaj, si 200 vite më parë…
***
Duke hyre ne mjediset e Mullirit me dy kate, ti sheh si punon mokër e vjetër dhe miellzon si me magji grurin e këtyre aneve.
Pastaj sheh vijen e ujit apo jazin e Mullirit me ujin kristal që vjen prej kanioneve të Gurrës nga Progonati, Lekdushi e Nivica e Kurveleshit dhe Bënçës buzë lumit, per të rënë me presion te qilimat e velencat e leshit te punuara në tezgjah nga duart e labëreshave të ketyre aneve. dhe, për të marrë përsëri ngjyrat e mbrekullueshme të ylberi nga shpirti i grave dhe vajzave të viseve përreth Vjosës, Bënçës dhe Drinos.
Ata qe e mirembajne Mullirin e lashtë janë familja e të paharruarit mjeshtër Lefter Bleta.
Lefteri, kishte duar te arta dhe e punonte drurin duke i dhene shpirt e bukuri te beftë….
Tani, ketë tradite e vijon i biri, Ermali qe nuk i ka lënë gjë mangut talentit të të atit, po edhe zonja Bleta…
..Mulliri i kohes së Ali Pashës ende bluan…dhe ne centrifugën gjigande të ujit te borës,. në dërstilën antike, llamburisin qilima, flokata, rrugica e sixhade prej leshi me lulet e maleve e të lëndinave alpine rrotulll teje….
.Aty, vazhdojne të shkojne vizitorë vendas e të huaj…..për të parë një cope mesjete të vonë që funksionon në kohët moderne…
Ermali, ka vizionin e tij dhe do qe të shtoje në këtë kompleks: mulli, derstila, mangane….kete elementin e trete: manganen në vendin ku kane qenë e punuar dikur…Po edhe disa ide të tjera për turizmin.
.
Mulliri, ndane rruges se vjeter Tepelene-Vlorë, nuk eshte as 5 kilometra larg nga Sheshi “Lord Bajron” në qytet..
Turisti, pasi ka frekuentuar Kalane e Ali Pashe Tepelenes me rehalibiltimet e koheve te fundit, pasi ka lene pas sheshin e madh te qytetit, nga me te bukurit në jug te vendit, mund te vazhdoje guiden me tej: ne Bençë, fshatin e polifonise se famshme te kengëve të Golik Jaupit dhe Ekovilen e Sheme Maçit, një duarart dhe i përkorë, i palakuar shumë nëpër media .
.Me tej akoma… ne pllajen e Kurveleshit te Sipërm me befasira gjeonatyrore e historike, një djep, end i paeksploruar mirë, mbushur me thesare të tjera të shpërndara si në një valle epike burrash mbajekrahu prej Tropoje, imazhi i së cilës ka mbetur i pashlyer në memoriet shqiptare të disa brezave.
Po herë tjetër do të ndalemi edhe në pllajën e mësipërme mbushur me visare dhe kureshti turistike.