Ai ishte zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo, i arrestuar më 31 mars me akuza për korrupsion
VOAL- Igor Shkurko, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo “vdiq në rrethana misterioze”, shkruan media bjelloruse NEXTA pranë opozitës. Sipas autoriteteve ruse, i arrestuari më 31 mars me akuzën e korrupsionit ka vrarë veten në një qeli burgu në Yakutsk më 4 prill.
Shkurko, shkruan NEXTA, i përjashtuar menjëherë nga partia Rusia e Bashkuar, kishte kundërshtuar arrestimin dhe më 3 prill kishte paraqitur një apel.
Muajt e fundit, në një sërë aksidentesh kanë humbur jetën disa drejtues të grupeve industriale, veçanërisht në sektorin e energjisë. Midis tyre, Ravil Maganov, president i Lukoil, i cili ra nga kati i gjashtë i një spitali në Moskë, katër menaxherë të kompanive të lidhura me Gazprom, gjiganti shtetëror i gazit dhe një ish-zyrtar i Lukoil, Alexander Subbotin, u gjetën të vdekur më 8 maj në një shtëpi në fshatin Ulyankovo, në veri të Moskës. Hetuesit kishin përcaktuar se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër. rsi-eb