Ukrainasit në zonat e pushuara nga forcat ruse janë duke u detyruar që të marrin pasaporta ruse.
Qendra Kombëtare e Rezistencës ukrainase pretendon se rusët kanë krijuar “grupe të lëvizshme” që synojnë “të bindnin” vendasit të marrin pasaportat ruse, sipas ushtrisë së Ukrainës.
Ky vendin erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk ishte i kënaqur me ritmin e marrjes së pasaportave në rajonet e pushtuara.
“Nuk është e pazakontë që gjatë një “bindjeje” të tillë, pushtuesit përdorin presione: nga kërcënimet deri te përdorimi i forcës fizike,” thuhet në raportin e ushtrisë ukrainase. U tha dhe se Rusia planifikon të mbajë të ashtuquajturat zgjedhje lokale në Ukrainë këtë shtator, por ka probleme me rekrutimin e njerëzve për t’i menaxhuar ato. Si arsye për pengesën dha “ritmin e ngadaltë të pasaportizimit”.bw