Fermerët e qarkut të Korcës po përballen me një situatë tejet të vështirë sa i përket prodhimeve të mbetura stok kryesisht me prodhimin e mollës që aktualisht kanë mbetur pa shitur 15 mijë ton në kushte frigoriferike dhe jo vetëm.
Për këtë arsye Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të mesëm më Shqipëri i është drejtuar me disa kërkesë Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të referencës për mollët e importit dhe kontrollin e mollës së importuar ( analizë-cilësi ) në dogana kur importohet.
Sipas shoqatës këto kërkesa duhet të merren në konsideratë pasi fermerët rrezikojnë falimentimin duke sjellë pasoja të rënda në sektorin e bujqësisë në qarkun Korçë e në të kundërt nëse do vijojnë të heshtin fermerët do të përshkallëzojnë protestat.
Ditë më parë fermerët e fshatit Zvirinë por jo vetëm u ngritën në protestë për të njëjtën arsye por aktualisht nga institucionet përkatëse nuk është marrë asnjë masë.bw