Ende shumëçka për t’u sqaruar mbi vetëvrasjen e financierit. FBI ka hapur një hetim
VOAL – Ai ishte vetëm në qeli. Dhe nuk u monitorua çdo 30 minuta siç kërkohet nga procedura antivetëvrasëse. Vdekja e Jeffrey Epstein, financierit të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim seksual të të miturve është një mister. Ai u gjet i vdekur të shtunën e kaluar në qelinë e tij në një burg të Manhattan. Kjo del nga hetimet e nisura pas vdekjes së tij.

Pamja e jashtme e burgut të Manhattanit, ku financieri u gjet i vdekur në qelinë e tij
66-vjeçari ishte nën mbikëqyrje të ngushtë pasi u gjet në mes të korrikut me nxirje në qafë që kishin çuar në hipotezën e një përpjekje për vetëvrasje. “Ka parregullsi të dukshme” – siç tha Ministri i Drejtësisë William Barr të hënën – “por ne do të hetojmë gjer në fund, sepse viktimat meritojnë drejtësi dhe ata do ta kenë atë”, shtoi ai, duke siguruar që do të bëhet qartësia.
E megjithatë, tri ditë pasi u gjet trupi, shumë pyetje mbeten pa përgjigje. FBI ka hapur një hetim, ndërsa rezultati i autopsisë së kryer të Dielën ende nuk është bërë e ditur. Të Premten e kaluar u publikuan dokumente procedurale që ilustrojnë detaje të reja dhe shqetësuese të zakoneve të financierit, i cili më parë ishte dënuar në Florida në të kaluarën për shfrytëzim seksual, por më pas u la i lirë pas vetëm një viti burg, në bazë të një marrëveshjeje të diskutueshme me prokurorinë. Sipas raportimeve, burri kishte rekrutuar vajza edhe 14-vjeçare nga një shkollë e mesme për t’i shfrytëzuar ato seksualisht. Të paktën tre persona janë në rrezik inkriminues për bashkëpunimin me të.
Epstein kishte ndërtuar pasurinë e tij me investime në tregun e aksioneve dhe këshilla financiare, duke vendosur lidhje me njerëz nga bota e Hollywoodit por edhe me politikën. ATS
Komentet