Ministrja e Jashtme e Lihtenshtajnit Aurelia Frick dhe kolegët Didier Burkhalter (Zvicër), Frank-Walter Steinmeier (Gjermani) e Sebastian Kurz (Austri)
VOAL – NOJSHATEL – Katër ministrat e Jashtëm të vendeve gjermanofone – Zvicër, Gjermani, Austri e Lihtenshtajn – në takimin e tyre të përvitshëm të zhvilluar këtë herë në Nojshatel, lëshuan një deklaratë të përbashkët, shkruan voal.ch
Deklarata parashikon një bashkëpunim më të gjerë në kuadrin e OSCE dhe forcimin e bashkëpunimit në kualifikimin profesional dhe në promovimine gjuhës gjermane.
Lajmin e bën të ditur në një komunikatë Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA). Deklarata është përqëndruar në katër pika: përkushtimin ndaj zgjidhjes së krizës ukrainase; forcimin e aftësisë vepruese të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë; debatin mbi të ardhmen e sigurisë në Kontinentin e Vjetër; forcimin e lidhjeve ekonomike në hapësirën OSCE.
Forcimi i sigurisë dhe paqes në botë – shkruan EDA- është mes parësive të politikës së jashtme zvicerane. Presidenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, të cilën Zvicra e mori më 2014, do t’i takojë më 2016 Gjermanisë dhe më 2017 Austrisë.
Bisedimet u përqëndruan edhe në marrëdhëniet mes Bernës dhe Brukselit. Në këtë kontekst, thekson më tej EDA, është me rënësi që shtetet kufitare me Zvicrën të jenë sa më të përfshira në diskutimet lidhur me një administrim sa më të mirë të emigracionit dhe të zhvillimit në mënyrë dyplaëshe: interesat e vendeve kufitare në fushat e ekonomisë dhe emigracionit në fakt janë shpesh të njëjta me ato të Zvicrës. sda-ats
Komentet