…truri i vërtetë i Ajnshtajnit – Thomas Harvey (1912-2007) e mban trurin e fizikanit Albert Einstein në një kavanoz. Patologu Harvey e kreu autopsinë e Ajnshtajnit në v. 1955 dhe e mbajti një pjesë të trurit për studime shkencore.
(…4-5 vite më parë pata shkruar një diç si humoreskë lidhur me “trurin e gjeniut”, jo vetëm që e kanë ruajtur e konservuar – pata spekuluar, por e patën prerë holl si petët për bakllava, 240 “slide” si petë ajnshtajniane për t’i studiuar shkencëtarët – ja tani e gjeta dhe kavanozin me trurin ende të pa petëzuar, gjithsesi pata spekuluar dhe për shumçka, psh. se truri i Ajnshtajnit ishte “low tech”, nuk punonte sipas metodës “blu ray” por pakashumë si ato trakat magnetike të audio-kasetavee të vjetra, si ato shiritat “vintage” lyer me magnetizmin : )
(s. guraziu)