Ndërprerjet, të cilat zgjatën rreth 2 orë në të gjithë botën, prekën kryesisht Facebook-un dhe Instagram-in, paksa Threads-in dhe Messenger-in, por duket se jo fare WhatsApp-in.
VOAL- Të martën “një problem teknik shkaktoi vështirësi në aksesin në disa prej shërbimeve tona. Ne e zgjidhëm çështjen sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë të përfshirët dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, shkroi Andy Stone, drejtori i komunikimit të Metës, në X (ish-Twitter).
Ndërprerjet në shërbimet e aplikacioneve të gjigantit të teknologjisë së lartë, të cilat zgjatën rreth dy orë në të gjithë botën, prekën kryesisht Facebook-un dhe Instagramin, paksa Threads dhe Messenger-in, por duket se nuk kanë prekur aspak WhatsApp-in.rsi-eb