Gazetari Mentor Kikia ishte mbrëmjen e sotme në Studio24 teksa foli mbi protestën e fundit të opozitës.
Kikia theksoi në fjalën e tij se opozita nuk ka gati një alternativë politik për të qeverisur vendin, përtej aksioneve të tyre me protesta.
Sipas tij, gjithnjë shqiptarët këto 35 vite kanë votuar të keqen më të vogël, megjithëse kjo e fundit është bërë më e madhja.
Më tej shton se duhet të marrë fund një herë e mirë tranzicioni i gjatë dhe të ndodhë një përmbysje edhe më e madhe se ajo e 1992.
Kikia: Ajo që do duhet bërë më së shumti përtej aksionit opozitar, është prodhimi i alternativës qeverisëse. Opozita nuk afrofe, një alternativë qeverisëse, meqë qeveria do vijë do vijë automatikisht opozita. Dua të shohë opozitën në këtë stad jo thjesht si qeverinë e radhës. Kemi votuar gjithnjë të keqen më të vogël dhe kur kja ardhur në pushtet është bërë e madhe.
Sot Shqipëria nuk ka thjesht nevojë për rokadë politike. Të iki Rama dhe të vijë Berisha. Me këtë ndryshim të marrë fund tranzicioni politik në këtë vend, tranzicioni partiak ,ekonomik. Duhet një përmbysje edhe më e madhe se e 92-shi. Unë shoh thjesht Rama ik se je hajdut. Në fund pushteti do vuloset me votë.