Një studim përcakton vlerën e shtuar për kompanitë zvicerane deri në vitin 2030 në 92 miliardë, ndërsa 48% e punëtorëve kanë frikë se do të humbasin punën për shkak të inteligjencës artificiale.
VOAL- Shumica e menaxherëve zviceranë besojnë se inteligjenca artificiale gjeneruese (AI gjeneruese) është një shtytës i rëndësishëm i rritjes për kompaninë e tyre, shumë më tepër sesa ulja e kostos. Këto janë rezultatet e një studimi të firmës së konsulencës strategjike Accenture, bën të ditur ATS në një lajm të transmetuar nga RSI.
Në të njëjtën kohë, pothuajse gjysma e kompanive nuk janë ende gati të përdorin AI, thekson më tej lajmi. Vetëm 42% e drejtuesve në Zvicër ndihen shumë të përgatitur për të menaxhuar ndryshimet në sektorin e teknologjisë, krahasuar me 53% në nivel global. Megjithatë, 91% e tyre besojnë se ky zhvillim do të kontribuojë më shumë në rritjen e të ardhurave sesa në uljen e shpenzimeve.
Sa i përket punonjësve, bëhet e ditur nga ATS në një lajm të transmetuar nga RSI, ata tashmë janë shumë të hapur ndaj teknologjisë. Sipas studimit, 85% e tyre thonë se tashmë përdorin AI në punën e tyre. Megjithatë, thekson lajmi, qëndrimi i tyre ndaj sigurisë së punës, cilësisë së punës dhe mirëqenies së përgjithshme në vendin e punës është ende i kujdesshëm: 48% kanë frikë të humbasin punën e tyre nga AI.
Studimi i Accenture, sipas të njëjtave burime, tregon potencial për përmirësim në përdorimin e AI nga kompanitë zvicerane. Aktualisht, vetëm 2% e tyre po zhvillojnë iniciativa të AI.