-Gjimnazi “Zosimea” i Janinës, i themeluar më 1828 nga vëllezërit Zosimeai, ishte një nga shkollat më të njohura në Ballkan në shek.XIX dhe fillimet e shek XX.
U bë qendër arsimimi dhe formimi për shumë rilindas dhe patriotë shqiptarë, sidomos ata që u angazhuan më pas në lëvizjen kombëtare shqiptare si:
1. NAIM FRASHËRI…Poeti i madh i Rlindjes Kombëtare Shqiptare. Studioi në “Zosimea” para se të shkonte në Stamboll.
2. ABDYL FRASHËRI….Veprimtar politik, një nga organizatorët e Lidhjes së Prizrenit. (Valla i Naimit dhe Samiut).
3. SAMI FRASHËRI…Enciklopedist, dijetar, autor i “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”. I shkolluar në “Zosimea”, më pas në Stamboll.
4. PETRO NINI LUARASI…Mësues, publicist dhe luftëtar për shkollat shqipe. Lindi në Luaras dhe ndoqi mësimet në këtë gjimnaz.
5. JANI VRETO…Shkrimtar, përkthyes dhe një nga themeluesit e Shoqërisë patriotike të Stambollit.
6. PANDELI SOTIRI…Mësues dhe patriot, i njohur për botimin e Abetares se parë shqipe. Ishte ndër studentët e “Zosimeas”.
7. KOTO HOXHI…Mësues i shquar, nismëtar i mësimit të shqipes në jug të Shqipërisë. (Vdiq në burg për shkak të veprimtarisë kombëtare)…..
8. EQREM BEJ VLORA…Politikan, diplomat dhe historian. (E përmend “Zosimean” si një nga shkollat më të mira të kohës.). E vlerëson për disiplinën dhe nivelin e lartë të mësimdhënies dhe të dijeve.
9. IDHOMENE KOSTURI…Patriot e politikan i njohur. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe në qeverinë e përkohshme shqiptare.
10. SOTIR PECI…Lindi nël Dardhë të Korçës-një nga qendrat më të njohura të arsimit dhe kulturës shqiptare ne fund të shek XIX. Ndër themeluesit e arsimit kombëtar shqiptar. Mori një formim të shkëlqyer klasik.(Më vonë studjoi për shkenca të natyrës në Unversitetin e Athinës.)
11. THIMI MITKO….Publicist dhe mbledhës i folklorit shqiptar (Autor i veprës “Bleta shqiptare”.
12. VANGJEL KOÇA…Publicist dhe veprimtar i fillim. shek.XX.Aktiv në shtypin dhe çështjet kombëtare dhe identitetin kombëtar.
13. JORGJI DILO…Aktivist dhe përhapës i ideve të Rilindjes Kombëtare, Më pas bashkëpunoi me diasporën shqiptare në Bukuresht.
14. ZOTO TASHO…Mësues dhe përkrahës i shkollave shqipe në Korçë. Studjoi në “Zosimea”dhe ndihmoi në përhapjen e arsimit kombëtar.
-FOTOT e datës 03.,07.2025 janë si një kujtesë dhe homazh për ish strudentët e këtij Gjimnazi me emër dhe gjurmë ne ndërgjegjen kombëtare.…………/shh..
