Diku, n Lisbonë, më 2016, foto Fatmir Alijaj
Po si e, për çka, e prej nga, tash pjepri!
Po, Engjëlli im, ja kallëzimi i pazakonshëm, i rrallë dhe unik: Një çupëlinë, e vogël fare.
Bythëza sapo i kishte dalë nga pelenat, kur edhe vetë isha fëmijë kërthi, me veshët e mijë, e dëgjoj, për ta mbajtur në mend sa të jam gjallë, kur një moshatares saj i thotë: s’ka gjë me lezet se me e bë atë punën e grave, domethënë, me u lidh në seks! duke ngrenë pjepër! Haj, bela haj, po ku e dinte bytha e saj çka është, e çka nuk është lezet në seks, e duke ngrenë çka (pjepër!), se duke ngrënë pjepër është super lezet! Po të ishte gocë e sodit, e epokës se portale, fejzbukëve, tabletave, telefonave të mençur e të tjera shpikjeve e trikëve marramendëse teknike e teknologjike, hajde de, por ajo i takonte gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Kishte lindur me morth në p… ose këtë “zbulim” e kishte nuhatë nga biseda e prindërve të saj kur ishin më të pasurit në shtatë katundet e nahijes. E në mesin e të pasanikëve mund të ndodhë gjithçka. Ata i gëzojë të gjitha të drejtat! Incesti, ishte tema tjetër që kisha ndërmend të diskutoja dhe të elaboroja me Ty, e çmuar. Pa thënë asnjë fjalë më shumë një lidhje me këtë fenomen, aq të pranishëm e aq të heshtur në shoqërinë tonë shqiptare, edhe të ditëve më të reja, synoj ta dëshmoje me të vetmen një fjali, që kallëzohet, sa herë t’i vjen vakti. Një vashë e re dhe e shëndetshme fshatare, kuptohet pa të linjta fare hipë në dudë (man), na poshtë, baba i saj, nga poshtë ia sheh dhe i thërret: po të kuq e paske, he ta kultë Baku! Kur e kupton se ishte e bija e tij, (po çika jote jam, i thotë ajo vetë!), ani, ani, ta ç’kultë Baku, pra. Ia kthen ai me nguti e si i zënë në faj! Homoseksualizmi, lezbeizmi, (dasmat – gratë me mustaqe) ky fenomen vështruar edhe nga faqja e botës shtazore! Tradhtia, pabesia, brutaliteti, dhuna… a flenë dhe kur flenë shtazët a shohin edhe shtazët ëndrra, po vaktet: mëngjes, drekë, darkë.. si i marrin, a mbajnë xhelozi, pikëllim, a pikëllohen, a gëzohen… kur ndahen prej fëmijëve, a ju ndodhin fatkeqësi, a bëjnë vetëvrasje…Masturbim, nuk arushani ia futi veti në gojë e kreu punë, Homoseksualizmi privilegj vetëm njerëzor apo edhe shtazor, Intuita e njëjtë si të njerëzit si të shtazët e shpezët, madje (me hëngër me, më pi, me qi, me dhi…Kush lindë i varfër i varfër vdes, Prozë urbane (ç’pus prozë poetike … e ç’pus trille të tjera kësodore!), Dumping në sport seks, si dumping në seks, fara e qenit a e gjen rrugën deri atje ku zihet fetusi. Jam shtatlartë por s’di çka me ka gjetur sot, aman, aman
Në parantezë (Këto fenomene meritojnë dhe duhet vështruar edhe nga prizmi i botës shtazore!
Homoseksualizmi, lezbejizimi, (dasmat – gratë me mustaqe) ky fenomen vështruar edhe nga faqja e botës shtazore! Tradhtia, pabesia, brutaliteti, dhuna… a flenë dhe kur flenë shtazët a shohin edhe shtazët ëndrra, po vaktet: mëngjes, drekë, darkë.. si i marrin, a mbajnë xhelozi, pikëllim, a e pikëllojnë, a gëzohen… kur ndahen prej fëmijëve qajnë vajtojnë, a ju ndodhin fatkeqësi, a bëjnë vetëvrasje…, natyrisht se, vrushkulli i gjithë kësaj gjullurdie pyetjesh gjithnjë pa përgjigje të vyera e meritore, përfundon me tri pikat e infinitivit…, e lihet për shqyrtim të ngeshëm, të tjetërhershëm!).
(Nga shtrati i Vdejkës!).
Komentet