Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar, Erold Balaj, është dhunuar fizikisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale.
I riu ka treguar për SYRI TV momentet e dhunës, që nisën pas një incidenti banal me një porosi uji.
“Quhem Erold Balaj, jam 18 vjeç. Para gjysmë ore – 1 orë, erdhën dy zotëri, u ulëm në tavolinë. E mori porosinë dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht coje në tavolinë. Porosia ishte një shishe ujë e madhe, një bidon ujë i vogël, një makiato. Ja çova në tavolinë. I çoj ujin dhe më tha ‘O vëlla vetëm një ujë sill, se është ai tjetri rrot kri që sjell këtë ujin.’ I thashë ‘O vëlla ta heq unë ujin’. Ai filloi të thoshte rrot kri 3-4 herë.
Shau edhe fjalë të tjera, por s’po i them. Ja hoqa ujin nga tavolina, i thashë ‘Nuk ka nevojë të shash, sepse edhe ai tjetri pa dashje ta ka bërë, se nuk do të ta fusi ty.’ Ja mora ujin e hoqa nga tavolina. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër, më ndjekin mua në banak. Më kap me dorë dhe më thotë ‘Pse flet me pordhë?’, i them ‘O vëlla të lutem mos më kap me dorë’. Menaxheri im ishte aty. Vjen ai tjetri, më qëllon 3 herë me shuplakë dhe një herë me grusht vetëm se i çova një bidon ujë më tepër. Nuk di çfarë të them. Vetëm për një bidon ujë më qëlloi 3 herë. Edhe syzet m’i hodhi në shesh, mirë që nuk mu thyen. Edhe në qafë më qëlloi.” – u shpreh Balaj.