Naim Fetaj u lind më 7 shkurt 1961 në Strellc të Epërm të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Ka mbaruar Fakultetin Filozofik – Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Deri më 5 korrik 1990 ka punuar gazetar në programin dokumentar të Televizionit të Prishtinës.
Nga viti 1991 ka punuar dhe jetuar në Gjermani.
Naim Fetaj ka botuar poezi në të gjitha revistat dhe gazetat e kohës në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.
Është bartës i shumë shpërblimeve letrare dhe autor tekstesh i disa këngëve.
Është përfshirë edhe në shumë vëllime të përbashkëta poetike.
Poeti Naim Fetaj u nda nga jeta më 16 gusht 2022.
Ka botuar këta libra poetikë:
Yjet bëjnë roje
Terrinë përtej diellit
Vezullimë thinjash
Më lanë edhe pa këngë
Zogjtë nuk ndërrojnë fytyrë.