Jorgo Bllaci, (lindur më 10 tetor 1938 në fshatin Karjan afër Gjirokastrës, vdiq më 28 shtator 2001 në Moskë) – poeti shqiptar, përkthyes i poezisë ruse dhe një i burgosur i ndërgjegjes. Për përkthimet e tij nga letërsia ruse, Bllaci është dekoruar më 1993 nga ish-presidenti Boris Jelcin me dekoratën e lartë të «Urdhërit të Miqësisë».
Biografia
Kreu fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, më pas punoi si mësues. Në vitet ’50 u dënua me dhjetë vjet burg, për shkak të bindjeve politike. Pas daljes nga burgu, më 1964-1967 Bllaci u detyrua të punojë si punëtor ndërtimi.
Më 1990 u kthye përsëri në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Pas vdekjes u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”.[2]
Pas vdekjes, më 2004 ai u nderua me titullin Mjeshtër i Madh.
Veprat
- Ligjërimet e Pyllit, lirika, Tiranë: Naim Frashëri, 1964.
- Epika e Trëndafilave, poezi, Tiranë: Naim Frashëri, 1990.
- Zërat e natës, poezi, Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993.
- Kuja e violinës, poezi të zgjedhura, Tiranë, 2007.
Përkthime
- Sergej A. Esenin, Vjersha dhe poema të zgjedhura, Tiranë: Monroe, 1994. ribot. Bllaci, 1996.
- Ivan S. Turgenev, Ujrat pranverore: Rudini, Tiranë: Naim Frashëri, 1996.
- A. S. Pushkin, Vjersha dhe poema, Tiranë: Naim Frashëri, 1997.
- Hajnrih Hajne, U hodha – dhe u zgjova shpejt; Lermonov, Goethe, Kitsi, etj.
Referimet
- ^ Brenner-Wilczek, Sabrine, red. (2017). “Heine-Jahrbuch”. Springer-Verlag. ISBN 9783476045140.
- ^ Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç). Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2012. f. 189. ISBN 978-9928-168-01-6.
Komentet