Mbreti Abdullah i Jordanisë deklaroi të dielën se shumë nga detajet e planit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës janë “në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë”.
Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve e Jordanisë. Megjithatë, Mbreti Abdullah nuk dha më shumë detaje rreth vetë planit apo përmbajtjes së tij.
Deklarata e tij vjen pak ditë pasi Trump njoftoi se është pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe për të mundësuar kthimin e pengjeve. gsh