Mbështjellja e librave, asht ndjesia ma e bukur imja në çdo fillimshtatori,
që kur isha fëmi dhe deri në vazhdim me tim bir…
Nuk lija kërkënd me e ba këtë veprim, mbështjelljen, as prindërit e mi kur unë vendosa se mund ta kryeja vetë,
as djalin pse prap dëshirojshe me e kry po vetë…
E për dekada pata këtë rit:
iu merrja erë librave sapo dalë nga shtypi,
iu shihja ilustrimet e temave mësimore dhe ngazëllimi përmbyllej me mbështjelljen e tyne me tabakë të bardhe ose letër kalk…