Vrasës me pagesë në masakrën e Elbasanit. Qëllimi për të shuar të gjithë personat që ishin në lokalin e Agron Çapjas, fshehja e gjurmëve dhe gjuajtja me armë të kalibrit të rëndë, ka çuar grupin e hetimit në këtë dyshim.
Hetimet për krimin e ndodhur kundër familjes Çapja po kryhen në mënyrë intensive.
Ndonëse veprimet e policisë dhe prokurorisë po mbahen tepër sekrete, nga burime të brendshme mësohen detaje mbi skenën e krimit dhe pistat e hetimit ku janë përqendruar në zbardhjen e plotë të masakrës.
Komentet