Oh! Sa mrekulli marsi!
Është muaj i befasive!
Gjithçka përtërin flladi
Nga agu në muzg pyjeve.
.
Përroi s’rrjedh i qetë,
Toka aspak nuk po ngrin,
Përgatit stinën e blertë
Era që nga jugu fryn…
.
S’ka ardhur ende bilbili
plot me nota dhe trille,
por bulkthat dërdëllisin
në brigje dhe pemishte.
.
Mbi gardhin e shpërgjumur,
Krenar për lulet me aromë,
Shihet pjeshka e lumtur
Duke i hapur sythat rozë.
.
Shi apo diell, ngricë apo erë
çdo gjë tash ka sharm e lezet;
është marsi që i vjen të dënesë
dhe buzëqesh mes lotëve të vet.