Marie Gushos, vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci u shpreh mes lotësh në “Odeon” se ndjenë dhimbje të thelllë për babain e saj. Gusho theksoi zhgënjimin për jetën e tij të vështirë në Shqipëri. Ajo u ndal te dashurinë e paepur e të atit për atdhenë, duke iu përgjigjur realitetit të një populli të shkatërruar dhe mosmirënjohës siç nënvijëzoi Maria. Në një reflektim të thellë, ajo flet për vuajtjet e tij dhe për dashurinë e tij të pashuar për familjen, ndërsa denoncon një shoqëri të përfshirë në llumin e mosmirënjohjes dhe injorancës.
“Më vjen për të qarë për babin. Më vjen shumë keq për babain tim, e kishte jetën shumë të keqe. Po si është ta duash këtë vend kaq shumë, ti japësh familjen, ti japësh fëmijët, ti japësh gruan, ti japësh të gjitha çfarë janë këta njerëz mosmirënjohës. Ata nuk duan shtëpitë e veta edhe fëmijët i kanë prej instikti nuk i kanë prej dashurie. Ai është me mua është te ëndrrat e mia është te ëndrrat e Kostandinës ai është te shtëpia jonë. Shiko prindit na duan edhe pas vdekjes, por njerëzit janë shumë mosmirënjohës. Lasgushi ishte shumë shpejt që erdhi këtu në Shqipëri, sepse ishte injorancë e madhe, doli nga Perandoria Osmane një popull i sfilitur, një popull i shkatërruar, analfabet që s’dinte, akoma analfabet. Ti do të shkosh në Europë apo do të rrish këtu te llumi, popull që e do llumin, do që të rrijë. Shiko, popull në vetëvrasje e sipër se nuk ka as njerëz për ta mësuar se si duhet të dali nga llumi”. sn