Ato janë një dre, një jaguar dhe një shqiponjë.
Çdo maskota përfaqëson një vend pritës: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.
VOAL- Kupa e Botës FIFA, e planifikuar për 11 qershor deri më 19 korrik, do të shoqërohet nga tre maskota zyrtare. Tre, njësoj si vendet pritëse: Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara. Kanadanë e përfaqëson Maple, dreri, Zayu, jaguari për kombin e Amerikës Qendrore dhe Clutch, shqiponja për Shtetet e Bashkuara. “Maskotat janë thelbësore për krijimin e atmosferës së pabesueshme dhe të gëzueshme të këtij turneu inovativ. Ato do të fitojnë zemrat dhe do të krijojnë një atmosferë fantastike në Amerikën e Veriut dhe në të gjithë botën”, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një deklaratë. RSI