Erdha per te mire miq, se une gjithmonë them se nuk vij më, por prapë veçse kur shfaqem befas rrugicave të femijerise dhe falenderoj të gjithe ata që më respektojne, që më përshëndesin edhe pse nuk i njoh.Paskam bere diçka dhe kjo më lumturon kur me vlereson njeriu i thjeshte.
Në Rome.
Mirupafshim miq!
Nuk pata shume kohe te ndaja me shoket por nuk takova pak: Pa harruar ndonjerin me te cilin piva nga nje kafe po i rradhis: Hajredin Fratarin, arkitektin Ben Shtylla, Prof. Përparim Kabon, Ilir Kadine dhe Muhamet Malon, Rim Yllin, Kac Myftarajn me Bejdon.. Jegenin, qe me respekton gjithmone kur vij ne Tirane,ish kryeministrin Meksi, ministrin Dervishi; deputetet Dash Peza, Paulin Sterkaj, Ed Paloka dhe Bogdanin.
Kafen e gjate me mikun e hershem Gezim Ismalin dhe me Pirro Ruçon. Biseden e kendshme me Bujar Leskajn apo Shpetim Ballen dhe partnerin Afrim Begalla. Dhe mikun e tij tepelenas, Mehmetin fisnik. U pershendeta me Marko Bellon dhe Luan Hajdaragen te Calsbergu dhe me Ylli Cabirin diku afer qendres. Takova nje ish te perndjekur, Bonen me nje histori dhimbje, femije i lindur ne burg
U ktheva nje jave para kohe dhe iu kerkoj ndjese qe nuk u takova me Arjan Prodanin, Tit Dinoshen apo Pirro Lutajn
Jo pak takova ne aq pak dite, ne kete vizite jo te kendëshme.
Erdha veç per te vene nje tufe me lule dhe te ndizja disa qirinj aty ku prehet im at.
Nuk e di a ja thashe me zë apo ai ma degjoi:Me fal!
Nuk erdha dot ne arrimin tend. Arsye jo ne doren time, por nje brenge qe do me shoqeroje çdo dite te mbetur te jetes sime.
Nga guri i mermerte i bardhe ti qeshje dhe e di se ma ke falur.
Tek ndeza qirinjte e e ndjeve se duart dridheshin. E di qe ike me sytë nga dera.
Por une nuk erdha. Ndaj mes lotesh u ula në gjunjë prane teje.
Mallkuar qofte Kolombi qe zbuloi Ameriken dhe ata mizerje qe kane zaptuar vendin qe pas 90-es.
Nuk jam rasti i pare.
Ka me mijera raste sepse nuk kane ardhur dot se nuk kane pasur dokumente.
Une nuk e kisha ate pengesë.Po të isha mirë edhe me not do vija, edhe duke u zvarrit… por doktori ma ndaloi per dy muaj të udhetoja me avion..
Me fal!
Nder fotot tona gjeta nje kur une isha vetem dy muajsh ne duart e tua ne plazhin e Durresit.
Im at me sy mbyllur ne nje çast lumturie te parajste. Ashtu do jesh per mua. Nuk te thashe kurre dot faleminderit per te gjitha sakrificat per ne.
Mbase jemi zënë, kur degjoja BBC apo kur flisja kunder e ti me thoje do te vras veten se me je bere si djali i Hamit Matjanit. Por kur une e kam intervistuar djalin e hamit Matjanit, ti mendove ndryshe.
Kur fillova Fokusin, ti gjithmone doje të tërhiqesha. Ta lija.Edhe unë ashtu do t’i thoja tim bir por te bente ate “çmenduri”, por me the nje fjale qe nuk e harroj: Ne brezi im, nuk jemi me frikacake se brezi yt, porne nuk folem apo nuk u çuam kunder regjimit sepse donim t’ju rrisnim juve!
Por keni bërë më shumë se kaq
Dhe nder mend sjell edhe prinder shokesh qe nuk jetojne si Haki Lundren e mrekullueshem, por une e Taci i patëm gjatë prinderit, shoku yne Arjan Qesja jo, ja vrane ne burg.. Ende kemi prinder shokesh qe jane gjalle. Sa shume lumturohem kur takoj Ademin, babain e Zalles, apo Saidene, mamane e Tacit.
Po kthehem ne Nju Jork dhe nena ime 78 vjeçare me sfidoi me kokfortesine e zagorites: Nuk vij atje!
E kuptoni sa brenge dhe sa lot kam, kur po shkruaj keto rreshta.
Erdha per te mire miq, se une gjithmonë them se nuk vij më, por prapë veçse kur shfaqem befas rrugicave të femijerise dhe falenderoj të gjithe ata që më respektojne, që më përshëndesin edhe pse nuk i njoh.
Paskam bere diçka dhe kjo më lumturon kur me vlereson njeriu i thjeshte..
Me ikjen tuaj në Amerikë Shqipëria humbi ndoshta gazetarin me kurajoz dhe më konsekuent në luftën ndaj bishës slavo-ortodokso-komuniste.
Shqiptarët humbën shpresën dhe janë shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë.
Agron Bala vdiq, Vasil Tabaku nuk di ku është, Alfons Zeneli gazetari monumental i patrembur i 97-es ka ngelur pa hapesirë publike të cilën e meriton. Buçpapajt janë vendosur përfundimisht në Zvicër. Mjerisht gazetaria shqiptare në Shqiperi ka ngelur në dorë të gazetarëve sharlatanë pa idenë e dashurisë ndaj kombit të vet.
Gjarpërinjtë e gazetës së dikurshme të gazetës “Koha Jonë” që dogji Shqipërinë në vitin e ZI 97 janë shpërndarë gjithaandej dhe kontrollojnë të gjithë median dhe opinionin publik në Shqipëri. Robert Papa ju Uroj shëndet dhe presim që Fukusi juaj të vazhdojë edhe nga atje ku jeni.
I lehtë I qoftë dheu Babait dhe uroj të ktheheni sa më shpesh në token e shenjtë iliropellazgjike.
kur ikin t gjith shajne…. te gjith kemijetuar vitee vite te tera jasht… robert