Gjithçka po ërrsohet qiellit
Si ërrsohet fleta e ahut
Mbi dheun e trandun
Me çarje hidhërimi.
Nuk shkon uji ne tubin e vet
As që dëgjon përroskën
Si I tramkosuri gjumë velur.
Nga ana e anës thyhet ana
Pa pritë e pa meremetim
Ku flakë nuk ka, e del tym
Bie shi ,shi I akullt
Xhami I places veç thermohet
Sofra thatë nuk begatohet
Po vjen diçka si rrëshira
E po na shtynë rudinave
Te dalim hop e hop
Pa masë , pa rreth me konop
Bark’ unët , krejt coftë
As si shenjë e dobët
Na lane n’lamë, ne sheshi
Buzëngrirë , lëkurëndryshkur teneqe.
As shitorja s’ çel pragun
Velet mugullimi I shpirtit
Ngjyr’ kafe , bajate
Hibride monopatet
Flak’ na del e tym nuk shihet
Skelet sikleti ,ne hither fshihet
A ne zgërbonjë ku sqarthi t’I ngul’ thonjtë
Kot shetitesh livadhit
Kur nuk te shoshit hiç
As pordhë e kalit
Hekurishet s’vidhën
Prej rrathve te bunareve
Veç një qukapik
Krekoset me tabel’ prej drrase.
Se dita e ditës ia zë bishtin
E ja shtron firin e ziqrit
Deri te dridhet ashti nga trupi
Droj do te plaqkitet milioneri
Po edhe kopuku.
Eh shi ,ky shi
Tokën na lëkun
Nën këmbë
E qillin na vë mbi krye
Dheu ka magnitude
Njeri a Judë….
Komentet