Krahasimi i Albinit me Rankoviqin, deri tek shërbimi i hapur ndaj Vuçiçit dhe rrjeteve kriminale
Lutfi Haziri me këso krahasimesh që po i bën, po të ishte edhe vëllai i Sheshelit, nuk do të guxonte t’i bënte. Ai e barazon Albin Kurtin me Rankoviqin – turp i madh!
Faleminderit Zotit që sot në Kosovë ekzistojnë Amerika, Anglia dhe Gjermania, sepse po t’i besohej botës së Gellovit të Shumadisë alias Lutfi Hazirit, Polarit të Brojës, Vuçiçit dhe Edi Ramës, do të ndodhte ajo që e kërkonte tradhtari i Tiranës, “kristaçi i Rusisë”: që veriun ta administronte NATO-ja.
“I pari i Shqipërisë thekson: ‘Mitrovica e Veriut nuk është tokë e askujt. Përpjekjet për ta shndërruar në tokë të askujt dhe krahasimet absurde të Albin Kurtit me Rankoviçin janë të papranueshme. Qëndrimet e Edi Ramës si kryetar i shtetit shqiptar dhe të Lutfi Hazirit, të njohur si “Gellovi i Anamoravës”, tregojnë se ata po veprojnë jo në të mirën e kombit, por si shërbëtorë të forcave të errëta.’”
Krahasime të tilla janë të rrezikshme. Albini as atëherë, as sot, nuk ka vepruar pa prezencën dhe koordinimin me NATO-n. NATO vetë e ka lajmëruar se armë po hynin në Kosovë përmes autoambulancave, dhe në koordinim me Kurtin është zbrapsur sulmi në Banjë të Mitrovicës, i cili kishte për qëllim aneksimin e veriut. Krejt ky sulm ishte organizuar nga Vuçiçi, që e donte veriun, por me Kurtin veriu nuk merrej.
Vuçiç e donte largimin e Kurtit njësoj si Luta polari, zuzari dhe zagaret e tjerë. LDK, ndale këtë qen, se e ka marrë në qafë LDK-në dhe Kosovën!
Se nga kush është paguar Gellovi-Haziri për të bërë këtë propagandë, vetëm ai e di. Por dihet se propaganda e tij është 100 herë më e rrezikshme se ajo e Sami Lushtakut, i cili thoshte se Albinin do ta tërhiqte zvarrë. Kjo propagandë, sidomos në kohë fushate, e ka zvogëluar përkrahjen e LDK-së dhe e ka vënë Kosovën në rrezik, duke i dhënë argumente Serbisë: “ja çfarë thonë opozitarët shqiptarë me emër”.