Përse Shqipëria mbahet e konservuar në pako me Maqedoninë e veriut?
Kjo e fundit, në fakt, është peng e vetëvetes: i falsitetit të historisë, kombit dhe gjuhës së huaj.
Dhe bullgarët, ashtu si grekët më herët, drejtësisht ngulmojnë për korrekturë. Që, pra, maqedonësit sllavë t’mos nyjëtojnë nocionin gjeografik me emërtimin e stisur nacional!
Po, sërish, pse të mos ndahet Shqipëria nga sherrnaja sllavobullgare?
Megjithatë, në Bruksel ka një pretekst të ngrohtë justifikimi për refuzimin e Shqipërisë. Dhe Rama, sado i thartë të shfaqet, poaq thellë ndjen një çlirim, një lumturi tragjike nga kjo lidhje në bllok më fqinjin lindor.
Por, sa zi, lumnia e ligë është vetëm e tij, ndërkohë që tragjikja i përket popullit që braktisë atdheun e pabërë!
Ndaj, druaj se dhe po të shkëputej nga fati siamez, Shqipëria e Ramës sërish nuk do të merrte sinjalin e blertë të Europës.
Pse?
Në Europë, aty ku bashkohen anëtarët e saj, s’ka zgjedhje të vjedhura, s’ka vegëzim të krimit, korrupsionit e trafikut narkotik me politikën e lartë, s’ka despoti, s’ka qeveri të dështuar që, legjitimisht, nuk riprovon votën e lirë dhe s’ka shumicë absolute parlamentare që dhunon vullnetin alternativ popullor!
A nuk janë të mjafta këto arsye që Shqipëria e Ramës i vuan të gjitha, për ta mbajtur atë ende larg portave të Europës?
Padyshim, sigurisht.
R.
Komentet