Lumir Abdixhiku konstaton lojën e pisët të deputetëve të LDK-së. Ja si shkruan ai në faqen e tij në FB:
“Sa tallës duken deputetët që në njërën anë thonë se do të marrin pjesë në seancë,
e në anën tjetër promovojnë votë kundër Hashimit; me plot mburrje madje.
Tallje e madhe kjo.
Shihni.
Pasi të keni marrë pjesë në votim, vota juaj kundër tij s’ka hiç rëndësi.
Bërja e kuorumit nëpërmjet pjesëmarrjes është praktikisht votë pro zgjedhjes së tij.
Ai ka nevojë për prezencën tuaj, jo për votën tuaj.
Është e thjeshtë.
Nëse nuk e doni njëmend President, mos i bëni kuorum.
E nëse e doni President për 5 vjet, mos na ofendoni intelegjencën së paku;
mbajeni përgjegjësinë deri në fund.
Komentet