Flake mërzinë mollë e Shkupit
flake mërzinë mollë e Vardarit
shqipja ty kurrë s´të lë vetëm
që erërat gjëmshëm të godasin
kjo poemë e tokës për mollën
që qan e vetme anës Vardarit
stuhi të egra atë e kërcënojnë
me thyrje degësh e me tharje
Jam e vetëlindura e Shkupit
jam e vetëlindura e Manastirit
Jam e vetëlindura Tetovës, dhe
motra e madhe e Dardanisë
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
shqiptar me gjysh dhe babagjysh
Në këtë tokë të gjithmonshme
jam e pushtuara e një t´paemri
(Mollë e kuqe, mollë e Vardarit
një vaj të lumit tek t´i e dëgjoj
një vaj fëmiu tani të rrahur
lule e mollës përse s´merr flakë! )
Shkup jam prej mijëra vjetësh
Shkup shqiptar i Dardanisë
Shqipëri e lashtë e shqiptarisë
Shkup shqiptar i historisë!..
( Mollë e vrarë anës së Vardarit
i qahet rrënjës, i kërkon dorë
që bora në male të mos plaket
që uji i Vardarit të rrjedh i ri!.. )
Zgjohu o Shkup qytet i diellit
Shkup i Ilirisë, Shkup i flamurit
Shkup i betejave, Shkup i luftës
shihi fqinjët si na poshtërojnë!
Zgjohu Shkup, zgjohu Tiranë
zgjohu populli im në 5 shtete
ne duam një vetëpërmbushje
lulet e mollës të marrin flakë!..
Rruatem Geci – Dortmund, 2015
Komentet