Dielli që futet vrullshem nga dera e xhamit të ballkonit më bie në fytyrë, dua të fle edhe pak, ngrohtesia e krevatit, asgjëja e momentit, më mbajne syte e mbyllur. Por nuk e duroj dot driten. Hap syte. Jashe ne ballkon një delpinium i gjate, me ngjyra vibrante blu më perballet. I dua shumë lulet. I mbjell fara të vogla. Disa nuk dalin, e disa kushtet jo të pershtashme I thajne. Por sa kenaqsi për ato që rezistojne e kthehen në aroma e ngjyra fantastike. Zogj të vegjel më ngjyrat e luleve shkojne çdo ditë e çukasin ne farat e tyre. Bletët puntore me kembet e vogla shperndajne polenin lule më lule. Fluturat gjithngjyshe me flatrat e bukura delikate vallzojne te dehura me nektar nga një lule në tjetrën. Sa bukur ka krijuar zoti natyrën!
Shikoj delfiniumin tim, ose lulen e goje ujkut e quanim në shqip me duket dhe buzqeshja më thahet në buze. Me kujton një episod të dhimbshem të femijrisë. Eshte e çuditshme se si diçka e vogel, një lule, një kenge, një arome të kthejne mbas në kohra që ti mendon se janë harruar, fshire nga kujtesa.
Ishte viti 1980. Pranvere! Babin e kishin arrestuar atë dimër. Une isha 14, motra tre vjet më e vogel e vellai vetëm 5 vjeç. Po ashtu, ngjitur në baraken e ndertuar me kallamat e baltën e kenetës ku jetonim, ishin gjyshja me familjen e axhes, dy djem të vegjel më i vogli as një vjeç. Axhen e kishin arrestuar 6 muaj më parë. I vune prangat një ditë të ngrohte korriku. 10 Korrik me qënë saktë Ishte dita e ushtrise. Gjyshi im, babai i nenës, gjeneral komunist i kishte rëne më top Asamblese Kushtetutëse. Dhe nga ajo ditë, për kujtim të aktit heroik të gjyshit tim, idealist që kishte shkuar deri ne Spanje të luftonte për proletariatin, 10 Korriku ishte feste kombetare. Për ne mbeti thjesht dita e arrestimit të axhes. Ishte hera e parë që shikonim një arrestim si femije eshe pse kishim lindur në interrnime, ose të paktën i pari që morëm pjese nga afër. Ishim duke luajtur në oborrin me pluhur kur grupi me operativin dhe kryetaren e keshillit që na shiste bukë e qumesht, bllokuan derën që mezi mbahej. Për një femije krijohet nje sensacion mbyllje hapsire. Qielli i afrohet tokes, hapsira rreth tij bëhet e vogel dhe njerzit që mbushin atë hapsire papritur marrin permasa gjigande dhe kanë një aura të erret që i rrethon. Mbase truri i femijës, ka një intuite visuale, të pallogjikshme, por të ngulitur nga subkoshienca e cila krijon permasat e situates. Gjyshja e bere grusht. Unë marr biçikletën e kuqe kineze dhe vaproj t’i them babit që punon diku duke vaditur tokat e perzhitura që s’janë tonat. Ndjej dhe hapsiren e tij që mbyllet dhe shoh fytyren e tij në erresirë.
Motra ime e brishte vrapon më kepuce tek xhipsi me targën 001 që mban në pranga axhen tim të dashur, i cili vraponte kur e gicilonim, që i mbylleshin syte kur qeshte. Ishte i bute, i dashur, i sakrificës, e donin e gjithë shoqeria. I zbehte pin cigaren pa filter “partizani” që i helmon gjoksin, por është helm më i dobet se ai qe ndjen se i shtrengon zemrën. Manjola i heq shapkat e grisura e të ngjitura disa here nga kembet më pluhur të verdhe dhe i vesh kepucet. Syte e saj të perlotur shikojne syte e tij që nuk dine të japin asnje pergjigje.
E mori gjyshi general. Na kenaqa me atë top! Feste me të vertetë na le!
E si thashë më lart gjashte muaj më vone por skenari pak më ndryshe. Babi arrestohet, lidhet më pranga. Por ne nuk e shohim. Ishim në shkolle. Vijme dhe gjejmë shtepine bosh. Bosh nuk ishte, sepse ishte mbushur me gra e plaka që qanin. Dhimbje të perseritura për shumë prej tyre, por prap kasollja ndertuar më qerpiç balte prej babit tim të bukur duket bosh. Mbushur me lot e shpirtera te zbrazur.
Vazhdojme të jetojme e të qajme. E lotet pak nga pak thahen. Mbasi gabon disa here duke shtuar tavolinen me pjate e luge edhe për baben që nuk është në atë sofer, por diku i uritur në një qeli të erret, mesohesh e nuk harron më. Realiteti te bije në koke, si mesuesi komunist që godet me kycin e grushtit. Nuk jeni pese vete në tavoline, jeni 4.
Shkojme në shkollen e larget neper lluce të punuar si llaç nga lopët e fshatarve. Here me buke e here pa buke. Here të lagët e herë të thatë. Femije. Nuk dime të kujdesemi akoma mirë për vetveten, sepse deri dje kishim babin që na ndiqte me një cope plasmasi në dore, per mos t’u lagur sa here që e harronim. Na ndiqte me buken me një cope djathe kur e harronim. Nejse, mesohemi te rritemi e të kujdesemi për veten. Ta ndihmojme edhe mamin tonë të bukur që ngrihet çdo mengjes me syte e kuq e të buhavitur.
Pranvera vjen perseri e rruget behen më të lehta, hiqen çizmet e llastikut e xhupat e rende mbushur me pambuk të mykur. Ne shkolle na thone se do të shkojme në eskursion. Ne pyllin e Senës. Nje pyll i vogel në mes të fushave të çrrenjosura të Myzeqes. Por nuk njihnim pyll tjetërr dhe më pelqente shumë. Kishte manushaqe të vogla blu, qe çilnin nen degët e thyera e të kalbura.
Lëshonin nje arome dehese në pyllin ku nuk hynte rrezja e diellit. Aty tek tuk çelnin dhe lulet e goje ujkut. Të gjata, mbushur me lulet e vogla blu me gojen e vogel. Krenare dukeshin në erresirën e pyllit. Fort i doja. Marrezohesha mbas tyre. I mblidhja një nga një sikur isha duke bere një tufe jete. Atë vit do shkonim prape në pyll në eskursion. Sa bukur. Por kur shkova në shtepi, mami më tha se nuk do shkoja. Nuk kam çfarë të të jap me vete të hash, më tha. Dhe do ishte mirë të vije me mua të më ndihmosh të bëj normën.
Duke qenë më e madhja, më kishte rene mua të mbushja pak vendin bosh që kishte lëne babi dhe t’i behesha krah mamas time vetëm 32 vjeç. E gjora ish dashuruar e kishte ardhur me kembët e veta në kamp. Kishte ngulur gozhdet në duart e saj me çekiç e gozhduar ne kryq vetë që 18 vjeç. Pa e bërë, sepse kushtet më kishin rritur para kohe, nuk isha me femije, hoqa dore nga eskursioni që më kishte dhene aq gezim. Hoqa dore nga lulet e mia. Pune e madhe fort! Ndihmova mamin.
Të nesërmen shkova në shkolle, pak xheloze për ata që kishin qënë në eskursion, por pa e bere veten. Na mblodhen në rresht si ushtaret perpara shkolles. Drejtori Spiro Toni, më kembet e hapura dhe duart lidhur mbas shpine doli para turmës se femijve. Mbasi u be betimi ai priti pak duke hedhur një veshtrim kercenues nga e majta ne të djathte. Priti në qetësi duke shijuar autoritetin e tij. Shijonte kercenimin si femija që shijon akulloren pa e lepire akoma. Mbas një fare kohe që u duk shumë më gjate se ç’ishte në të vertete, ai filloi të lexonte një listë të gjate emrash. Të gjithë ju që nuk erdhet në eskursion dilni perpara çetës. Midis shumë femijëve dal edhe unë. Me doli emri. Mundohem te behem një me turmën e femijve, jemi me dhjetra, por e holle e gjate, zor me u fsheh.
Mbasi priti sa dolen të gjithë femijët e pa bindur që nuk moren pjese ne eskursion, jo pak, ai therret emrin tim. Matilda Mirakaj dil perpara. Mos u fshih.
Une e turperuar dal më koken ulur.
E shikoni këtë, bertet ai. Buzet e lagura në dy qoshet nga beshtyma që nxjerr pasioni i eger e i shemtuar.
Kjo është armike e popullit. Kjo është ajo që do të sabotoje drejtimet e Partise. Ti moj ti. Moj armike e klasave. Dhe dridhej i tëri. A me të vertete më urren kaq shume? Zot çfarë i kam bere? Mbase ishte zene më të shoqen Shazijen. E kishte qytetare nga Durrsi dhe thonin se kishte qënë vajze hoxhe. Apo e kishte lëne dashnorja? Ç’ kishte valle me mua që mu turr si qen i terbuar?
Të kesh kujdes se ti e di se çfarë bëjmë ne me njerëz si ty. Bertiste e bertiste sikur kishte gjithë boten kunder jo një femije. U tremba. U vrava. Me dhimti.
E kujtoj shpesh mbas shumë e shumë vitesh. Çfarë e shtyu kete njeri të më vrasë aq fort? Çfarë fitonte? Pse aq urrejtje? Ishte i pari por jo i fundit. Me vone më nxorrën disa here perpara brigates si armike klase që saboton sepse pa dashje kisha prere edhe ndonjë rrenjë pambuku kur prisja barin që e rrethonte. Ashtu si pa dashje sot shkul edhe ndonjë lule kur heq barin e keq nga kopshti im.
Çfarë helmi e mbush shpirtin e njeriut më kaq urrejtje?
Ma kujtoi edhe sot lulja ime në ballkon që aq fort e dua.

….
Sa keq po m’vjen per baben dhe agjen tand por masandej,ma shum keni vujte nana jote dhe ju fmijt!Sa trishtim kena kalu at bot!Ne 1981 un u lirova prej ferrit ku isha prej 1968 ne moshen 18 vjec!