Para pak ditësh në u zhvillua Shkollën artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër , në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani”, koncerti i fëmijëve të shkollës fillore të harqeve. Koncerti u drejtua me shumë pasion dhe profesionalizëm nga profesoreshë Viola Bajrakatari, nëndrejtore artistike e shkollës.
Koncerti ishe konceptuar dhe ndërtuar shumë mirë, me pjesë nga autorë të huaj dhe vendas për fëmijët fillestarë në veglat e harqeve. Pjesët e zgjedhura dhe të përshtatura për ansamblin e harqeve të fëmijëve, solistët e vegjël, prezantuan nivelin artistik për këtë moshë dhe ndikojnë shumë në planin teknik dhe muzikorë tek instrumentistët e harqeve.
Instrumentët e harqeve kanë një rëndësi të vecantë për një shkollë artistike muzike. Harqet krahas instrumentëve të tjerë, janë baza e një shkolle muzike.
Përzgjedhja e materialeve, loja me intonacion dhe muzikalitet dhe me nivel teknik që i përshatej moshës së fëmijëve fillestarë është garanci për të ardhmen e këtij sekstori në Shkollën artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër. Kjo falë punës që po bëjnë drejtuesit e Shkollës, drejtori, violinisti i mirënjohur Anton Kaftalli dhe nëndrejtorja Viola Bajrakatari me mësuesit e këtij sekstori.
Në këtë koncert u shquan për një lojë shumë të mirë dhe muzikalitet, nxënësit Juri Dajani Violinë, Denis Dragovoja V/Cello dhe Tedi Zefi V/Cello.
Mbas koncertit shkruajta një status në FB. “Suksese dhe urime profesoreshë Viola Bajraktari!
Një punë e shkëlqyer si mësuese, artiste dhe violiniste me shumë talent!
Po krijoni të ardhmen e shkollës artistike “Prenkë Jakova”, me kontributin tuaj dhe të mësuesve në sektorin e harqeve!
Suksese, urime suksese!

Ishte një urim publik në një media sociale shumë i sinqertë për punën e një kolegeje dhe fëmijëve të ardhshëm muzikantë. Së pari, ky aktivitet me qëllime artsitike dhe edukative në fushën e muzikës, me të vërtetë ishte konceptuar shumë mirë dhe u prezantua muzikalisht shumë mirë. Loja e fëmijëve krijoi emocione të vecanta tek dëgjuesit në sallë, prindër dhe mësues të Shkollës artistike “Prenkë Jakova”. Argumenti i dytë është se këto fëmijë do të jenë e ardhmja e sektorit të harqeve në këtë shkollë muzike. Sektori i harqeve ka luajtur një të rëndësishëm në këtë institucion artistik. Kjo falë edhe punës së mësuesve të këtij sektori. Muzika ka një rëndësi të madhe për edukimin dhe formimin e fëmijëve muzikantë.
Këto aktivitete kërkojnë një vemendje dhe mbështetje të vecantë nga institucionet drejtuese lokale. Mbështetja për këtë moshë dhe edukimin artistik në përgjithësi është e domosdoshme. Historia e shkollës artistike, arritjet në vite, puna e palodhur e mësuesve dhe stafeve drejtuese i kanë dhënë emër jo vetëm Shkollës artistike “Prenkë Jakova” por edhe qytetit të Shkodrës. Në kuadrin e reformimit dhe zhvillimit të arësimit profesional duhet të rishikohet edhe mënyra e funksionimit dhe e ardhmja e arësimit muzikorë dhe pamorë, në kontekstin e kohës, për të ardhmen e artit.
Organizimi i një seri koncertesh të shumëllojshëm me nivel artistik dhe profesional, ekspozitat dhe aktivitetet e sektorit të arteve pamore, po i rrisin rëndësinë dhe i sigurojnë të ardhmen Shkollës artistike “Prenkë Jakova”, këtij institucioni edukues dhe artistik me vlera kombëtare
Komentet