VOAL- Një “armëpushim” i menjëhershëm në linjat aktuale në Ukrainë u propozua nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në një mesazh drejtuar Parlamentit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti e raportuar nga mediat ndërkombëtare.
“Unë marr rrezikun – tha Lukashenko – të propozoj që aktivitetet ushtarake të pezullohen pa qenë në gjendje palët të lëvizin pajisjet ushtarake dhe të rigrupojnë trupat”. “Lufta e Tretë Botërore me sulme bërthamore duket në horizont,” tha Lukashenko më vonë. Dhe ai shtoi se ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë: “Biseda pa parakushte”, të cilat “duhen nisur menjëherë”.
Presidenti bjellorus e quajti “qesharak” dekretin e nënshkruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndalon me ligj zhvillimin e negociatave të paqes. Lukashenko deklaroi gjithashtu se një kundërsulm nga forcat ukrainase mund të “fshijë çdo shpresë për një proces negociatash dhe të çojë në një përshkallëzim të pakthyeshëm të konfliktit”. rsi-eb