Raketat balistike iraniane kanë goditur selinë e Mossadit në Herzliya, në afërsi të Tel Avivit, raportojnë mediat iraniane.
Sipas tyre, sulmi është kryer nga Garda Revolucionare e Iranit (Pasdaran), e cila ka synuar edhe qendrën logjistike të Drejtorisë së Inteligjencës izraelite në zonën e Glilotit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite mbi shkallën e dëmit apo mbi numrin e të lënduarve. Incidenti vjen në një kohë të tensionuar mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit ka shtuar shqetësimet për një përballje të drejtpërdrejtë mes dy fuqive rajonale./ La Repubblica – Syri.Net