Deputeti Luan Baçi ka nxjerrë blof Top Channel.
Sipas kësaj media kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Roskovecin, Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në qendrën e votimit.
Por Baçi shkruan se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë i ulur në tavolinë me Hazizajn.
Sipas Baçit frika e kandidates Bufi dhe Rilindjes nga humbja e sigurtë bën të që sajohen historia të paqena.
Ndërsa në fund të postimit Baçi shkruan se Top Channel do të përballet me gjyq, për shpifje dhe dizinformin me dashje të publikut.
Statusi i Luan Baçit:
Top Channel, gënjen!
Unë kam qenë në Rroskovec ulur në tavoline me Erdit Hazizaj kur mësuam, se nje konflikt i çastit pa kurrfarë lidhje me Erdit Hazizaj, kishte ndodhur!
Frika e kandidates Bufi dhe Rilindjes nga humbja e sigurtë, bën që të sajojnë historira të pa qena!
Është në turpin e Top Channel dhe çdo media tjetër, që fabrikon dhe fallcifikon, lajme të tilla për të dëmtuar kandidatin fitues Erdit Hazizaj!
I garantojmë se do të përballen në gjyq, për shpifje dhe dizinformim me dashje të publikut! syri.net