Lojtari profesionist argjentinas i golfit Angel Cabrera është dënuar me 2 vjet burg për sulmin fizik ndaj ish-të dashurës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kundër Cabrero 51-vjeç është zhvilluar proces gjyqësor në qytetin argjentinas Cordoba.
Gjykata e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 2 vjet burg për dhunë fizike, kërcënime dhe ngacmime të Cecilia Torres Man, me të cilën ai ishte në një lidhje nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Gjykatësi vendosi që Cabrera, i cili mohoi akuzat, të vuante dënimin e tij pa mundësinë e anulimit.
Megjithëse u ngrit një proces gjyqësor kundër tij, Cabrera shkoi në Brazil pa miratimin e autoriteteve argjentinase. Ai u arrestua në janar dhe u ekstradua në Argjentinë në qershor.