Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad (djathtas) me minsitrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Damask më 18 qershor 2016
Më 16 qershor, aeroplanët luftarakë amerikanë kanë bërë përpjekje që të kapin një grup të aeroplanëve luftarakë rusë që sapo e kanë kryer një sulm ajror kundër një kampi me ushtarë. Këta të fundit luajnë rol të rëndësishëm për misionin e SHBA-së dhe Britanisë në përpjekjet e tyre për të mundur grupin terrorist, Shteti Islamik.Kampi që është goditur nga rusët, ka qenë relativisht i ri, ndërsa një gazetë britanike sapo e kishte kumtuar lajmin se forcat speciale britanike operojnë rregullisht në atë zonë.
Por ende nuk është e qartë nëse në atë kamp ka pasur ushtarë amerikanë apo britanikë gjatë kohës së sulmit. Pavarësisht kësaj, komandantët e koalicionit që udhëhiqet nga amerikanët besojnë se sulmet ajrore ruse duhej të ndalonin dhe për këtë arsye ata dërguan aeroplanë luftarakë që t’i ndalojnë rusët.
Sipas “Los Angeles Times”, aeroplanët amerikanë arritën tek ata rusë përmes një frekuence të emergjencave, për të cilat amerikanët dhe rusët janë pajtuar që të evitojnë konfliktet aksidentale apo përplasjet gjatë fluturimeve, duke iu thënë rusëve që t’i ndalojnë aktivitetet.
Por, kur aeroplanët amerikanë kthehen në bazë, bombarduesit rusë injorojnë kërcënimet amerikane dhe e vazhdojnë një seri të dytë të sulmeve ajrore në të njëjtin kamp.
Nëse kjo ngjarje të kishte ndodhur në Afganistanin e vitit 2001, në Irakun e vitit 2003 apo gjatë misioneve të NATO-s në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995 apo atë në Kosovë në vitin 1999, ky incident do të arrinte faqet e para të gazetave apo në transmetimet 24 orëshe gjatë 7 ditëve të javës për kërcënimin në rritje të luftës, në të gjitha televizionet amerikane.
Por, derisa incidenti ndodhi në vitin 2016, në qytezën Al Tanf, të shkretëtirës siriane afër kufirit me Jordaninë dhe Irakun, mediet perëndimore dhe aparati politik duket se nuk e çanë kokën shumë.
Ndoshta disa janë të hutuar nga konflikti i komplikuar dhe nuk e dinë se kujt t’i besojnë rreth temës së Sirisë. Ndoshta, dikush është pajtuar me linjën ruse, që me raste i kanë bërë jehonë edhe disa politikanë perëndimorë, se Rusia është duke e luftuar grupin militant, Shteti Islamik.
Me siguri se të gjithë janë lodhur nga lajmet rreth luftës në Lindje të Mesme.
Pentagoni në fakt, e ka trajtuar këtë çështje me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë dhe mediet, duke shprehur “shqetësimin e fuqishëm rreth sulmit”.
Një zyrtar amerikan i ka thënë “Los Angeles Times” se ky ka qenë një “sulm skandaloz që duhet të sqarohet patjetër”.
Burimi anonim ka vazhduar duke thënë: “Qeveria ruse nuk ka kontroll mbi forcat e saj ose ndoshta ky ishte një veprim qëllimisht provokues. Sidoqoftë, ne jemi duke kërkuar përgjigje.”
Duket se Rusia po vazhdon të fokusohet kryekëput në ruajtjen e regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad, edhe nëse kjo do të kuptonte se duhet lejuar terrorizmin që të lulëzojë.
Sulmet ajrore ruse të nisura në shtatorin e vitit 2015, pothuajse në tërësi kanë qëllim që të bombardojnë grupet rebele anti-Assad, përfshirë edhe ato grupe që përkrahen nga Shtetet e Bashkuara dhe që luajnë rol të madh në largimin e IS-it nga Siria verilindore.
Në muajin maj, Rusia me të vërtetë e ka ndihmuar koalicionin pro-Assadit në rimarrjen e qytetit Palmira nga grupi militant, Shteti Islamik.
Ashtu siç e kam thënë, këto veprime kanë pasur tri qëllime, dhe që të gjitha në mbrojtje të regjimit të Assadit: konsolidimi i territorit, sigurimi i qasjes në zonat e pasura me energji në Sirinë qendrore dhe propagandimi i mitit se Rusia dhe Asadi janë kryesisht të zotuar në betejën kundër terroristëve.
Kjo ka qenë para gjashtë javësh. Siç e tregon analiza ime rreth punës së kryer nga Instituti për Studimin e Luftës, prej asaj kohe sulmet ajrore ruse janë shtuar, pothuajse në tërësi kundër civilëve apo grupeve rebele që janë trajnuar dhe armatosur nga SHBA-ja. Rusia tani sërish është duke e injoruar IS-in.
Sulmet ajrore ruse, duke luftuar rebelët e përkrahur nga perëndimi që kundërshtojnë IS-in kanë lejuar organizatën terroriste që të okupojë territore të reja.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Frederic Hof, nga Qendra Rafik Hariripër Lindje të Mesme të Këshillit Atlantik dhe ish-këshilltar special i Departamentit Amerikan të Shtetit për tranzicionin në Siri, ka thënë se “vendimi i Rusisë për të bombarduar një njësit anti-IS të trajnuar nga SHBA-ja dhe Britania, ilustron dy pika: prioritetin e ulët që Moska e ka për të luftuar IS-in; dhe mospërfillja që sot Rusia ia bën SHBA-së”
Hof vazhdon: “Assadi dhe rusët e shohin IS-in si kundërshtar ideal të Assadit: një organizatë e tmerrshme që mund të shërbejë për rikthimin e Assadit në shoqëri, pavarësisht krimeve të luftës të kryera nga regjimi… Vlerësimi i Moskës për lidershipin amerikan i jep guxim dhe e inkurajon atë që të veprojë në mënyrë të pamatur, destabilizuese dhe të rrezikshme, gjatë kohës që i ka mbetur administratës së tashme amerikane apo edhe gjatë administratës së ardhshme”.
Ashtu siç paralajmëroi, Izraeli ka rinisur një sulm më të gjerë në Iran. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka goditur selinë e televizionit shtetëror iranian, ndërsa ishte në transmeti . . .
evropaelire.org
Bekim Bislimi, Ibrahim Berisha
Çdo 27 prill, Mira Krasniqi sheh tre djemtë e saj me lule në duar dhe nuk ka si t’i përgjigjet pyetjes së përsëritur: “Ku t . . .
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë modifikuar avionët luftarakë F-35 të Izraelit për të rritur rrezen e tyre të fluturimit pa u furnizuar me karburant ose pa kompromentuar fshehtës . . .
Sistemi kundërajror izraelit, Kupola e Hekurt, duke rrëzuar raketat gjatë një sulmi iranian ndaj Tel Avivit më 15 qershor 2025.
evropaelire.org
Steve Gutterman
Pas bisedës t . . .
Nga Perkin Amalaraj, DAILY MAIL
Pakistani ka kërcënuar të hedhë një kokë bërthamore mbi Izrael nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit, sipas një oficeri të . . .
Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme. Gjermania tani përballet me një sprovë të madhe të politikës së . . .
Një gazetar i shquar saudit, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua për akuza për terrorizëm dhe tradhti, është ekzekutuar , tha mbretëria. Grupet e aktivistëve pohojnë se akuzat . . .
Koment
Nuk ka nevojë për dije dhe menquri këtu!Gjithëqka është e çartë si drita e diellit, se maratona e mos konstituimit të organeve të shtetit, fshehë luftën e hapuar të opozitës që . . .
Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për r . . .
Lufta e nisur nga Izraeli kundër Iranit mund të hyjë në një fazë edhe më kritike, me një rrezik të madh për zgjerim të konfliktit. Shteti hebre ka nisur një fushatë ushtarake që mbësht . . .
Në këtë shkrim dua të pasqyroj një shqetësim qytetar me frymë europiane, ca më tepër tani kur po përshpejtojmë të realizojmë objektivin e anëtarësimit në BE në vitin 2030.
Me këtë . . .
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me anë të një shënimi në Facebook në lidhje me sulmet izraelite në Iran.
Për kryedemokratin, ‘diktatura teokratike e Ajetulla . . .
Komentet