Në fjalimin e tij, Juncker përshkroi Kohlin si një “patriot gjerman, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe një patriot evropian”
STRASBURG – Liderë aktualë dhe të mëparshëm botërorë janë mbledhur në qytetin francez të Strasburgut për ti thënë lamtumirën e fundit ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë më 16 qershor, në moshën 87-vjeçare
Komemoracioni i së shtunës në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg, në afërsi me kufirin gjerman, përputhet me veprën jetësore të Kohlit, të arriturat më të mëdha të të cilit lidhen pikërisht me përpjekjet për një Evropë të bashkuar.
Kjo është hera e parë që për një lider shtetëror organizohet një ceremoni mortore në nivel evropian. Në mesin e të pranishëm ishin presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kancelarja e tanishme gjermane, Angela Merkel, kryeministrja britanike, Theresa May, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pastaj ministri i Turqisë për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Omer Çelik, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe shumë të tjerë.
Në fjalimin e tij, Juncker përshkroi Kohlin si një “patriot gjerman, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe një patriot evropian”.
Kohl do të varroset sot, pas meshës e cila do të mbahet në qytetin gjerman të Speyerit. aa
Komentet