Ekrem Spahiu: Raporti OSBE/ODIHR-it anashkalon problemin, që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet. Nuk shkruhet se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit.
Deklaratë për mediat
Më në fund, pas pesë muaj e gjysëm doli raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh shqetësimin e saj, se OSBE/ODIHR si përherë çertifikoi zgjedhjet, ku ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as të besueshme dhe as të pranuara nga konkuruesit.
Nga ky raport, të fituar si gjithmonë dolën dy partitë kryesore që kanë përgjegjësinë e plotë për regresin e paimagjinuar që ka pësuar procesi zgjedhor në Shqipëri nga zgjedhja në zgjedhje. Të humbur janë shqiptarët dhe demokracia se nga mosrespektimi i votës burojnë të gjitha krizat në vendit tonë.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” si subjekt me identitet të qartë kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, në mënyrë të vazhdueshme prioritet kryesor ka patur Reformen Zgjedhore me katër shtyllat e saj:
Barazia e votes, me një sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
Lista të hapura
Votim dhe numërim elektronik
Vota e diasporës
Të gjitha këto i kemi bërë të ditura dhe të qarta në Parlament e jashtë tij, te institucionet shtetërore që janë të ngarkuara ligjërisht për zgjedhjet, te ndërkombëtarët e në veçanti te OSBE, si shqetësim madhorë për demokracinë.
Raporti në thelb nuk ka lidhje me realitetin real shqiptar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Shqipëri. Raporti e cilëson proçesin zgjedhor me defekte të vogla, por nuk shkruan gjë për brutalitetin e pushtetit dhe gjithë shtetit. Nuk shkruhet se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit. Nuk e përmend dyfishimin e administratës para ditës së votimeve.
Kalon në mënyrë sipërfaqësore infrastrukturën qeveritare të patronazhimit, përdorimin kriminal të paligjshëm të të dhënave personale nga pushteti, angazhimin e bandave në zgjedhje fenomen që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Raporti anashkalon problemin që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet.
Sapo doli raporti, dy partitë kryesore janë shumë të kënaqura me raportin dhe e pranojnë si shumë të mirë atë. Në të njëjten ditë kur doli raporti, të buzëqeshur deklaruan dakordësinë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të ketë për detyrë hartimin e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Raporti i OSBE/ODIHR-it në rekomandimet e sajë, janë po ato shqetësime që LZHK i ngritur në vazhdimësi dhe ua ka thënë po këtyre vëzhguesve para zgjedhjeve të 11 majit.
Rekomandimet më të rëndësishme janë:
Transformimi i sistemit tërësisht me lista të hapura apo ndryshimi i gjithë sistemit.
Administrim jo më me komisioner politik të zgjedhjeve.
Transparencë dhe forcim i mbikëqyrjes së shpenzimeve të fushatës.
Shqetësimi ynë është se OSBE/ODIHR, deri më tani nuk ka insistuar në zbatimin e rekomandimeve të veta dhe prandaj kemi mbërritur në këtë situatë për zgjedhjet në Shqipëri.
Të shpresojmë se rekomandimet e fundit të zbatohen për zgjedhjet e ardhshme.
Tiranë, më 25.10.2025