
Një thirrje nga biri yt larg, për një nënë që meriton më shumë.
Më ke bekuar me qumështin dhe përkujdesjen tënde. Me sakrificat e tua krijove bustin e madhështisë thellë tek unë.
Më mësove durimin, sjelljen, përkujdesjen ndaj të tjerëve, moralin dhe edukatën.
Të mora vitet më të bukura të jetës dhe kurrë në këtë jetë nuk mund të të kthej, as një pjesë të vogël nga ajo që më fale.
Por sot, nuk po të shkruaj vetëm si bir, por edhe si njeri që sheh me dhimbje padrejtësinë që të rrethon.
Ti gjithmonë ke besuar. U ke dhënë votën atyre që të premtuan një jetë më të mirë për ty dhe fëmijët e tu. Dhe ç’të kthyen mbrapsht? Heshtje. Harrim. Mashtrim.
A e shikon Tiranën ku unë linda, që është zbehur në një hijeshi të trishtuar, e mbuluar nga errësira e drogës, korrupsionit dhe betonit pa shpirt?
Nënë, ata që kërkojnë sërish votën tënde, nuk të duan ty, as ata si ty. Ata duan pushtetin për vete, në vjedhjet e radhës.
Ndërsa ti, gruaja që punoi pa u ankuar, një jetë në edukimin e brezave, sot bredh në tregje për të gjetur produktin më të lirë,syri ta pëlqen dhe dora të dridhet ta blesh.


Ti që ke jetuar me nder, rri në radhë për një pension qesharak që s’të mjafton dhe ke harruar shijen e mishit,sa e sa here renkon e ankohesh që stë del muaji ta mbyllësh..
Ti, që ke një jetë që vetëm sa gishtat e një dore ke qenë në një restorant për drekë a darkë.
Që në 20 vite, 5 herë nga 5 ditë ke bërë pushime, jo nga pensioni yt por e ndihmuar nga ne.
Ti që je krenaria e kësaj toke, për ta je veç një numër, i një dite.
Në 20 vite s’ke ndryshuar ende as mobiljet, sobat dhe perdet në shtëpi.Je me te nëjtat luge…
Unë nuk jam më aty pranë teje, sepse më vunë përpara dy rrugë: të largohem ose të përfundoj ne fund , si ti.
Ata nuk mund ta ndotin dritën që ke brenda, nderin dhe dinjitetin tënd.
Dhe prandaj të lutem, KUR TE SHKOSH TE VOTOSH NESER,MOS HARRO:

Kush ta largoi djalin nga vendi me i bekuar ne botë,qe e zhveshen e vodhën rufjanët?

Kush ta rrënoi qytetin e lagjen tënde?

Kush të la në varfëri dhe harresë?

Kush të poshtëron kur kërkon një analizë apo një ndihmë në spital se ske lek te dorovitësh?

Kush të përgjigjet ty nga ajo administratë që ke votuar,e të lënë radhave per ca therime pensioni?

Këtë jetë ke dashur nga ajo që tu premtua?

Këtë arrogancë?

Këto abuzime që dëgjon ngado?

Këtë mos përfillje,ulje,tallje?

A meriton keto mundime në këtë moshë?

Ilace me ribursim që më ankohesh stë bëjnë efekt?

Që po mos ishe ti,nipin në shkollë me 11 apo 12 kush do ta merrte?

Që edhe pse je pensioniste,te kërkojnë ende lek per rojën,mësimdhenien?

Që nuk di ku ta nxjerrësh nipin të luaj,nuk di se ku ti te marresh pak frymë?

Që shtyhesh nga turmat ne autobuz,mosha jote?

Që të servirin edhe me ato pak lek që merr ushqim jashte cilesie,plot pesticide,maskarallëk

Që kurrë ajo administratë ste ka pyetur a je mire,a të duhet ndihmë,kur ke qenë rëndë?

Që me vrap shkallëve shkon ku degjon:”Hajde ujë selite” e mezi merr frymë nga ngjitja dhe pesha që mban në duar,se uji ne rubinet mirë qe te vjen i ndotur,por dhe ta sjellin me orar?
E sa e sa netë dimri duhet per te tjerat….

Mos thuaj që vota jote nuk bën diferencë. Ka mijëra nëna si ty, dhe mijëra bij që luten që nëna e tyre të mos bëhet pjesë e kësaj maskarade,normal ata që kanë dinjitet..per ata po flas si ty..

Sido të jetë, maskarallëku mund të fitojë, por ti nuk do ishe të paktën pjesë e tij.
Sepse ti, Nënë, ke qenë pjesë e ndershmërisë, dinjitetit dhe karakterit të një njeriu që kjo kastë nuk e do.
Ti, nënë, je krenaria ime…

Qëndro e pastër, siç ke qenë gjithmonë, e mos u gënje si një pjesë e njerëzve pa dinjitet.

Me votën tënde nesër, me rrudhat e tua që s’ti duan e urrejnë, ndëshkoji të gjitha këto – për mua, fëmijët e tu, për largësinë që s’e deshëm kurrë, për rrudhat e tua që mbajnë historinë e botës,per gjendjen ku të kanë katandisur…

Sido të jetë… Ti je dashuria ime.
Dhe shpresoj që me votën tënde, të kthesh sadopak dinjitet në këtë tokë që e deshëm të dy – jo kështu, por ndryshe.

Ti smund te ndryshosh dot mobiljet,por mund te sjellesh ërën e ndryshimit,nesër Nënë,nesër..

Bëje të jetë një dite e re…
Djali yt nga larg që të puth duart me lotët e mallit.
