Z.Lek Mirakaj, Vatran Veteran prej 1992 kur u vendos në SHBA direkt nga internimi ku diktatura komuniste bashkë me familjen e kishte degdisur aty prej kur ai ishte vetëm 2 vjeçar, katër breza të internuar! Në internim kishin lindur edhe fëmijët e tij. Familja Mirakaj ka vuajtur vrasje, burgje, hetuesi, internime 950 vjet. Dhe sot Z.Lek Mirakaj ka vënë alarmin për situatën e degraduar në Vatër. Në fakt Z.Lek Mirakaj ka kohë që ka vënë alarmin si shumë e shumë Vatranë të tjerë të nderuar kur shohin kapjen nga një bandë uzurpuese ilegjitime e këtij institucion të trashëguar nga Konica, Noli dhe gjithë ajka e elitës shqiptare në mërgim, pjesa e së cilës që u kthye në Atdhe përfundoi në burgje dhe përpara skuadrave të pushkatimit të regjimit mizor diktatorial.
Ja çfarë shkruan Z.Lek Mirakaj:
“Sot me dt 17 Mars 2024 uzurpuesit e Vatres do mbledhin ple(h)niumin e partise.
Ta quejsh organizate patriotike e jo fitimprurese nuk ashte korrekte.
Nen shembullin e partise socialiste, mbledhjen do e bejne larg selise nga friga se ne seli mund te penetrohen nga elementi armik antiparti.
Mbledhjet e rradhes ndoshta mund te planifikohet ne Alaska ne nje kohe sa me te afert ,
por jo me shpejt se dy vjeçari i nevojshem per perpunimin e direktivave qe do dalin nga ple(h)numi i dites sotme historike.
Suksese ne misionin mire paguem te shkatërrimit te nje vjetersije,
keshtu e kanë emertu uzurpuesit Vatren e Nolit e Konices.
Vatra do mbijetojë.”