KRROKAMË LARASKE
Ag e terr
Krrokate ne plep
Dielli i vjeshtës sorollatej
Andej-këndej
Si lëvore e prerë portokalli
rebecka me mushkojnja
E krynte zarin
Mbi plep ende larasaka
Soliterit i shihte
Nudot e gjata
Ejani dhe ju tjerë
Pjesa e përberë
Laraska rrinte ende ne degza
Plepi për çudi e miklonte
Ajo skenave nudo
U klithte zemërushëm
qeni ishte tredhur nga veterinari
Se honepsin mizat
Më as mizë e kalit
Veç kodrat mbrenda mureve
Ngriheshin e bieshin
Me taktin e krrokames
Sipër qiellit
Dita takohej me mbrëmjen
Laraska trembi veten
E përvetsoi gojdhëna ….
MBI KODRAT TONA
Në terr e pa , ne terr
Kokën tullace
Nishanet e këmishës me karmin
Mbi flok një si curril uji
Dhe gazin e përhitur
Si buri kasneci.
Nuk deshi te shoh detin
Ne terr e pa ne terr
Medajlonin ne faqe
Dhe brisk dhëmbi
Qe I bëri rrathet
Ne terrin hamshor.
Nuk dinte ne ishte ne kolovare
Apo ne ënderrë luhatej
Pas një pije tradhetare
Qe e ngjeshi fund shtrati
Terr ishte terr pra
As salqiqe nuk kishte
As uri buke s’vinte ne mendje
Kur rrokullisnin poshte lartë, lartë poshtë
Mbi trupat e njëri tjetrit
Si mbi dy copa senduiqi
Veç lëng I bardhë djersë
Rrëshqiste
Mbi kodrina te acaruara
Terr ishte po, terr
Kuleta mbeti e thatë
Banka si pranon çeçet
Thyhet ura nga ngarkesa.
Ku tedal ,le tedal
Terr ishte ,terr I zi
Nga hoeti ne bagazh
Sy shqyer mërdhi
Mbi kodrat tona
As qershi buzkuqe
As dem I arenave
Baltovinë e shpirtërave
Terr ishte ,po terr
Prush qe djeg’ e te kthjell…
QYTETIT I DOLI PUNË
Tri daulle I dalldidsen qytetit
Qyteti u kthye ne rrangalla
Spirrat e xhamit futeshin
Këpucëve e këmbeve
Te kujtonin Ditën e Krrokatjeve
Si gjerdan I përrallës.
Qytetit ei doli punë
Te arrnohet pjesë ,pjesë
E veta gunë.
Komentet