Lamtumirë, ju lë shëndenë,
Ardhi dita që të shkonj,
Për liri për mëmëdhenë
Me gaz vete të lëftonj.
Për lirinë, për lirinë
Me gëzim kam un’ me vdekur
Më s’duronj dot robërinë
Se mjaft zemra m’është djegur
Pushka m’është mëm’ e dashur
Edhe shpata e shkëlqyer
Ati im këto ka pasur
Me gjak t’armikur lyer.
Shtëpi kam gunën e dhirtë,
Malet pyjet ku jetonj
Duke pritur mot e ditë
Armikun ta copëtonj
Sa re dbora shiu e breshri
Këjo rrojtje s’më tmerron
Se është e ëmbël si sheqeri
Kur për Shqipëri lëfton.
Vdekja kurrë s’më tremp mua
Si çdo tjatërë njeri
Se vdekjen e kemi hua
Po lum kush vdes për liri.