Një avion spiun rus, me një vlerë prej të paktën 330 milionë dollarë, u shkatërrua në një sulm me dron pranë kryeqytetit bjellorus të Minskut.
Sipas Daily Mail, avioni rus u shkatërrua nga një grup opozitar bjellorus që mbështet Ukrainën.
Grupi opozitar në mërgim tha se ata kanë shkatërruar avionin e spiunazhit A-50U gjatë një misioni sekret.
Franak Viacorka, një këshilltar i ngushtë i drejtueses së opozitës, Sviatlana Tskihanouskaya tha se dy personat që përdorën dronin janë larguar nga Bjellorusia.
Grupi opozitar tha se nga dy shpërthimet me dron është dëmtuar një pjesë e mirë e avionit.
“Partizanë… konfirmohet një operacion i suksesshëm special për të hedhur në erë një avion të rrallë rus në bazën ajrore Machulishchy pranë Minskit. Ky është diversioni më i suksesshëm që prej fillimit të vitit 2022,” tha Viacorka.
Avioni në fjalë ka një komandë kontrolli ajrore dhe kapacitet orientimi për të paktën 60 objektiva në të njëjtën kohë.
Avioni, çmimi i të cilit nis nga 330 milionë dollarë, por mund të shkojë deri në 500 milionë, ka një kube prej fibrash xhami që strehon një antenë rrotulluese si pjesë e kompleksit të radarëve Schmel.
Ky radar me rreze të gjatë është përdorur gjerësisht për të orientuar bombardimet brenda Ukrainës. syri.net